1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Vërtet varri është etapa e parë nga etapat e Ahiretit. Nëse njeriu shpëton prej tij, atëherë ajo që vjen pas tij është më e lehtë, por nëse nuk shpëton prej tij, atëherë ajo që vjen pas tij është më e vështirë.”

عَن هَانِئ مَوْلَى عُثْمَانَ رَضيَ اللهُ عنهُ قَالَ: كَانَ عُثْمَانُ إِذَا وَقَفَ عَلَى قَبْرٍ بَكَى حَتَّى يَبُلَّ لِحْيَتَهُ، فَقِيلَ لَهُ: تُذْكَرُ الْجَنَّةُ وَالنَّارُ فَلَا تَبْكِي، وَتَبْكِي مِنْ هَذَا؟ فَقَالَ: إِنَّ رَسُولَ اللهِ صلى الله عليه وسلم قَالَ:
«إِنَّ الْقَبْرَ أَوَّلُ مَنْزِلٍ مِنْ مَنَازِلِ الْآخِرَةِ، فَإِنْ نَجَا مِنْهُ فَمَا بَعْدَهُ أَيْسَرُ مِنْهُ، وَإِنْ لَمْ يَنْجُ مِنْهُ فَمَا بَعْدَهُ أَشَدُّ مِنْهُ».

Haniu, i çrobëruari i Othmanit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), rrëfen: "Sa herë që Othmani qëndronte pranë një varri, qante derisa i lagej mjekra. I thanë: "Përmendet Xheneti dhe Zjarri, e nuk qan, ndërsa për këtë po qan?" Ai tha: "Vërtet i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Vërtet varri është etapa e parë nga etapat e Ahiretit. Nëse njeriu shpëton prej tij, atëherë ajo që vjen pas tij është më e lehtë, por nëse nuk shpëton prej tij, atëherë ajo që vjen pas tij është më e vështirë.”

Hasen Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe Suneni i Tirmidhiut - 2308

Shpjegimi

Kur Othmān ibn Afani, prijësi i besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), qëndronte pranë një varri, qante derisa lotët ia lagin mjekrën. I thanë: “Po përmendet Xheneti dhe Zjarri, por nuk po qan nga përmallimi për Xhenetin dhe as nga frika prej Zjarrit, ndërsa po qan për shkak të varrit?!” Ai tha: “Vërtet Profeti ﷺ ka treguar se varri është etapa e parë nga etapat e Ahiretit. Nëse njeriu shpëton dhe lirohet prej saj, atëherë ajo që vjen pas saj do të jetë më e lehtë për të. Por, nëse nuk shpëton nga dënimi i saj, atëherë ajo që pason nga dënimi do të jetë edhe më e rëndë se ajo që gjendet në të.”

Mësime nga hadithi

  1. Sqarim rreth frikës që kishte Othman ibn Afani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ndaj Allahut të Lartësuar, megjithëse ai ishte prej atyre që u përgëzuan për Xhenet (sa ishte gjallë).
  2. Është e ligjshme të qash kur kujton tmerret e varrit dhe të Ditës së Gjykimit.
  3. Pohimi i ekzistimit të kënaqësisë dhe dënimit në varr.
  4. Paralajmërim nga dënimi i varrit.

Shfaq përkthimet

44 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية