1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Në popujt para jush, një njeri kishte plagë (të mëdha), u tregua i paduruar, mori një thikë, i preu damarët e dorës dhe, nga gjakderdhja e madhe, vdiq, e në atë rast Allahu tha: “Robi Im e përshpejtoi vdekjen e tij, andaj ia ndalova Xhenetin.”

عَن الحَسَنِ قال: حَدَّثنا جُنْدَبُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ رضي الله عنه، فِي هَذَا المَسْجِدِ، وَمَا نَسِينَا مُنْذُ حَدَّثَنَا، وَمَا نَخْشَى أَنْ يَكُونَ جُنْدُبٌ كَذَبَ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلّى الله عليه وسلم:
«كَانَ فِيمَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ رَجُلٌ بِهِ جُرْحٌ، فَجَزِعَ، فَأَخَذَ سِكِّينًا فَحَزَّ بِهَا يَدَهُ، فَمَا رَقَأَ الدَّمُ حَتَّى مَاتَ، قَالَ اللَّهُ تَعَالَى: بَادَرَنِي عَبْدِي بِنَفْسِهِ، حَرَّمْتُ عَلَيْهِ الجَنَّةَ».

Haseni tregon: “Në këtë xhami, Xhundebi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na ka treguar, ndërkohë as kemi harruar, as frikësohemi se ai gënjen ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ, duke thënë, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Në popujt para jush, një njeri kishte plagë (të mëdha), u tregua i paduruar, mori një thikë, i preu damarët e dorës dhe, nga gjakderdhja e madhe, vdiq, e në atë rast Allahu tha: “Robi Im e përshpejtoi vdekjen e tij, andaj ia ndalova Xhenetin.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 3463

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith njoftoi se ndër ata që kanë qenë para nesh ishte një njeri që u godit nga një plagë (e madhe) dhe, për shkak të pakënaqësisë dhe padurimit ndaj dhimbjes, mori një thikë dhe i preu (damarët e) dorës së tij, duke e përshpejtuar vdekjen. Gjakderdhja nuk u ndal, derisa ai vdiq. Atëherë Allahu i Lartësuar tha: “Robi Im e përshpejtoi vdekjen e tij, andaj ia ndalova Xhenetin.”

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e durimit përballë sprovës dhe përmbajtja nga ankimi për dhimbjet, në mënyrë që të mos çojë në diçka edhe më të keqe.
  2. Përcjellja e tregimeve të popujve të mëparshëm që përmbajnë mirësi dhe mësime.
  3. Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo thekson respektimin e të drejtave të Allahut dhe mëshirën e Tij ndaj krijesave, pasi Ai ua ka ndaluar ta mbysin veten, sepse shpirtrat i përkasin Allahut."
  4. Ndalimi i ndërmarrjes së veprimeve që çojnë në vetëvrasje dhe paralajmërim i ashpër kundër kësaj.
  5. Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo tregon se ai e preu veten me qëllim që të vdes, e jo me qëllim mjekimin që ka gjasa të sjellë dobi."

Shfaq përkthimet

44 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية