1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Askush të mos ndëshkohet me më shumë se dhjetë goditje me kamxhik, përveç kur kemi të bëjmë me ndonjë prej ndëshkimeve të përcaktuara nga Allahu.”

عَنْ أَبِي بُرْدَةَ الْأَنْصَارِيِّ رَضيَ اللهُ عنهُ أَنَّهُ سَمِعَ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«لَا يُجْلَدُ أَحَدٌ فَوْقَ عَشَرَةِ أَسْوَاطٍ إِلَّا فِي حَدٍّ مِنْ حُدُودِ اللهِ».

Ebu Burde Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Askush të mos ndëshkohet me më shumë se dhjetë goditje me kamxhik, përveç kur kemi të bëjmë me ndonjë prej ndëshkimeve të përcaktuara nga Allahu.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 1708

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ndaloi që dikush të goditet më shumë se dhjetë herë me kamxhik, përveç në rastet e mëkateve, për të cilat janë përcaktuar dënime. Kjo nuk përfshin dënimet për të cilat Ligjvënësi ka caktuar numër të veçantë goditjesh, ose ndëshkime të përcaktuara. Kuptimi këtu është se rrahja ndëshkuese, si p.sh. në edukimin e gruas apo të fëmijës, nuk duhet të kalojë dhjetë goditje.

Mësime nga hadithi

  1. Kufijtë e caktuar nga Allahu i Lartësuar, për ato që Ai ka urdhëruar ose ndaluar, kanë dënime frenuese, të cilat ose janë të përcaktuara nga Ligjvënësi, ose lihen të vendosë udhëheqësi sipas asaj që ai e sheh të dobishme.
  2. Ndëshkimi disiplinor duhet të jetë i lehtë, vetëm sa për të udhëzuar dhe frenuar, dhe nëse nevojitet, nuk duhet t'i kalojë dhjetë goditje. Megjithatë, është më e preferueshme që edukimi të bëhet pa rrahje, duke u mbështetur në këshillim, mësim, udhëzim dhe nxitje, sepse kjo mënyrë është më e pranueshme dhe kultivon butësi në mësimdhënie. Rrethanat ndryshojnë shumë në këtë aspekt, prandaj duhet zgjedhur ajo që është më e përshtatshme.

Shfaq përkthimet

43 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية