1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Allahu ka caktuar për ju detyra, andaj mos i shpërfillni, ka vënë kufij, ndaj mos i tejkaloni, ka ndaluar disa gjëra, kështu që mos i shkelni, si dhe ka heshtur kundrejt disa gjërave në formë mëshire për ju, e jo për shkak të harresës, prandaj mos i gjurmoni.”

عَنْ أَبِي ثَعْلَبَةَ الخُشَنِيِّ جُرْثُومِ بن نَاشِرٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَال:
«إِنَّ اللَّهَ فَرَضَ فَرَائِضَ فَلَا تُضَيِّعُوهَا، وَحَدَّ حُدُودًا فَلَا تَعْتَدُوهَا، وَحَرَّمَ أَشْيَاءَ فَلَا تَنْتَهِكُوهَا، وَسَكَتَ عَنْ أَشْيَاءَ رَحْمَةً لَكُمْ غَيْرَ نِسْيَانٍ فَلَا تَبْحَثُوا عَنْهَا».

Ebu Thalebe Husheniu, Xhurthum ibën Nashir (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Allahu ka caktuar për ju detyra, andaj mos i shpërfillni, ka vënë kufij, ndaj mos i tejkaloni, ka ndaluar disa gjëra, kështu që mos i shkelni, si dhe ka heshtur kundrejt disa gjërave në formë mëshire për ju, e jo për shkak të harresës, prandaj mos i gjurmoni.”

قال النووي: حديث حسن رواه الدارقطني في سننه وغيره الأربعون النووية - 30

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se Allahu ka vendosur obligime dhe ka caktuar detyra, ndaj përmbajuni atyre dhe mos i neglizhoni duke i lënë pas dore apo duke u treguar të pakujdesshëm ndaj tyre. Ai ka vendosur për ju norma frenuese dhe parandaluese që t’ju parandalojnë e t’ju frenojnë nga ato gjëra që Ai nuk i pëlqen, ndaj mos shtoni mbi to më shumë sesa ka urdhëruar sheriati. Gjithashtu ka ndaluar disa gjëra, kështu që mos i bëni dhe mos iu afroni atyre. Ndërsa për gjërat e tjera, për të cilat ka heshtur dhe i ka lënë pa përmendur, këtë e ka bërë nga mëshira për robërit e Tij, ndaj ato mbeten të lejuara mbi bazën se gjërat janë të lejuara në origjinë, kështu që mos hulumtoni për to!

Mësime nga hadithi

  1. Hadithi është argument se Allahu është Ligjvënësi, pra urdhri është në dorën e Tij.
  2. Ky hadith përmban rregullat e fesë në lidhje me dispozitat dhe lejesat. Dispozitat fetare ndahen në dy lloje: dispozita për të cilat sheriati nuk ka folur dhe dispozita për të cilat sheriati ka folur. Sa i përket statusit ligjor; dispozitat ndahen në: të detyrueshme, të pëlqyeshme, të ndaluara, të papëlqyeshme dhe të lejuara.
  3. Ato gjëra për të cilat Allahu ka heshtur dhe nuk i ka bërë detyrim, nuk i ka përkufizuar dhe nuk i ka ndaluar, janë të lejuara (hallall).
  4. Shpjegimi i bukur i Profetit, ﷺ i cili shihet qartë në mënyrën se si ai e paraqiti hadithin me këtë ndarje të thjeshtë dhe të kuptueshme.
  5. Është obligim që detyrat (farzet) e Allahut të Lartësuar të zbatohen me përpikmëri.
  6. Është e ndaluar të tejkalohen kufijtë që ka vendosur Allahu i Lartësuar.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو