1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Një njeri e pyeti Profetin ﷺ për Kiametin, duke thënë: "Kur është Kiameti?" - “Çka ke përgatitur për të?”

عَنْ أَنَسٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ:
أَنَّ رَجُلًا سَأَلَ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَنِ السَّاعَةِ، فَقَالَ: مَتَى السَّاعَةُ؟ قَالَ: «وَمَاذَا أَعْدَدْتَ لَهَا». قَالَ: لاَ شَيْءَ، إِلَّا أَنِّي أُحِبُّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَالَ: «أَنْتَ مَعَ مَنْ أَحْبَبْتَ». قَالَ أَنَسٌ: فَمَا فَرِحْنَا بِشَيْءٍ، فَرِحْنَا بِقَوْلِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «أَنْتَ مَعَ مَنْ أَحْبَبْتَ» قَالَ أَنَسٌ: فَأَنَا أُحِبُّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَأَبَا بَكْرٍ، وَعُمَرَ، وَأَرْجُو أَنْ أَكُونَ مَعَهُمْ بِحُبِّي إِيَّاهُمْ، وَإِنْ لَمْ أَعْمَلْ بِمِثْلِ أَعْمَالِهِمْ.

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Një njeri e pyeti Profetin ﷺ për Kiametin, duke thënë: "Kur është Kiameti?" - “Çka ke përgatitur për të?” - ia ktheu Profeti ﷺ. - Asgjë, përveçse e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ, - iu përgjigj ai. - “Ti do të jesh me ata që i do”, - i tha Profeti ﷺ. Enesi vazhdon: "Me asgjë nuk jemi gëzuar më shumë se me fjalën e Profetit ﷺ: “Ti do të jesh me ata që i do.” Unë e dua Profetin ﷺ, Ebu Bekrin e Omerin, andaj shpresoj të jem me ta, në saje të dashurisë sime ndaj tyre, edhe pse nuk kam bërë vepra (të mira) sikurse ata."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 3688

Shpjegimi

Një beduin që jetonte në shkretëtirë e pyeti Profetin ﷺ se kur do të ndodhë Kiameti.
Atëherë Profeti ﷺ i tha: "Çfarë veprash të mira ke përgatitur për atë Ditë?"
Pyetësi tha: "Nuk kam përgatitur ndonjë vepër të madhe për atë Ditë, përveçse e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ai nuk përmendi ndonjë adhurim tjetër të zemrës, trupit ose të financave, sepse të gjitha janë degë të dashurisë që rrjedhin prej dashurisë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe se dashuria e sinqertë e motivon njeriun të përpiqet të bëjë vepra të mira.
Kësisoj Profeti ﷺ i tha: "Ti do të jesh në Xhenet me atë që ke dashur."
Shokët e Profetit ﷺ u gëzuan skajshmërisht me këtë sihariq.
Pastaj Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregoi se e do Profetin ﷺ, Ebu Bekrin dhe Omerin, si dhe shpreson të jetë me ta (në Xhenet), edhe nëse veprat e tij nuk ishin si veprat e tyre.

Mësime nga hadithi

  1. Urtësia e të Dërguarit të Allahut ﷺ në përgjigjen ndaj pyetësit, meqë e udhëzoi drejt asaj që është në interes të tij dhe e shpëton, që është: "Përgatitja për botën tjetër me atë që është e dobishme dhe vepra të mira."
  2. Allahu e ka fshehur diturinë se kur do të ndodhë Kiameti nga robërit e Tij, në mënyrë që ata të rrinë të përgatitur për takimin me Të.
  3. Vlera e dashurisë së Allahut, të Dërguarit të Tij, burrave të mirë besimtarë dhe paralajmërimi kundër dashurisë ndaj idhujtarëve.
  4. Fjala e Profetit ﷺ: "Ti do të jesh me ata që i do" nuk nënkupton barazinë në shkallë dhe në pozitë, por qëllimi është se ata do të jenë në Xhenet, ku secili prej tyre të mund ta shohë tjetrin, edhe nëse vendi i tyre është larg njëri-tjetrit.
  5. Udhëzimi i muslimanit që të fokusohet në atë që është më e mira dhe më e dobishmja për të, si dhe t'i flakë pyetjet rreth gjërave që nuk i bëjnë dobi.

Shfaq përkthimet

52 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية