1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi ‘O njerëz, ruhuni nga ekstremizmi në fe, sepse ata që ishin para jush u shkatërruan nga ekstremizmi në fe!’”

عَنْ ابْنِ عَبَّاسٍ رضي الله عنهما قَالَ:
قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ غَدَاةَ الْعَقَبَةِ وَهُوَ عَلَى نَاقَتِهِ: «الْقُطْ لِي حَصًى» فَلَقَطْتُ لَهُ سَبْعَ حَصَيَاتٍ، هُنَّ حَصَى الْخَذْفِ، فَجَعَلَ يَنْفُضُهُنَّ فِي كَفِّهِ وَيَقُولُ: «أَمْثَالَ هَؤُلَاءِ فَارْمُوا» ثُمَّ قَالَ: «أَيُّهَا النَّاسُ، إِيَّاكُمْ وَالْغُلُوَّ فِي الدِّينِ، فَإِنَّما أَهْلَكَ مَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ الْغُلُوُّ فِي الدِّينِ».

Nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) përcillet se ka thënë:
"Mëngjesin e Akabesë, i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!), ndërsa qëndronte mbi devenë e tij, më tha: ‘Kap disa guralecë për mua!’ Unë kapa për të shtatë guralecë të vegjël sa gurët që përdoren për të qëlluar. Ai i shkundi ato në dorën e tij dhe tha: ‘Si këta gurët përdorni për të hedhur!’ Mandej, ai tha: ‘O njerëz, ruhuni nga ekstremizmi në fe, sepse ata që ishin para jush u shkatërruan nga ekstremizmi në fe!’”

Sahih Transmetojnë Ibn Maxhe, Nesaiu dhe Ahmedi Suneni i Ibn Maxhes - 3029

Shpjegimi

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se ai ishte me të Dërguarin e Allahut (paqja qofët mbi të!) në haxhin e lamtumirës, ditën e kurbanit në mëngjesin e hedhjes së gurëve te Xhemereja e Akabesë. I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) e urdhëroi të mblidhte për të gurët e Xhemeres dhe ai mori për të shtatë gurë të vegjël, ku secili prej tyre ishte sa një qiqër apo sa një lajthi. Profeti (paqja qoftë mbi të!) i vuri në dorën e tij dhe pasi i shkundi tha: "Gjuani me gurë të kësaj madhësie!" Mandej Profeti (paqja qoftë mbi të!) paralajmëroi ruajtjen nga ekstremizmi, rreptësia dhe tejkalimi i caqeve në çështjet e fesë, ngase popujt e mëparshëm u shkatërruan pikërisht për shkak të tejkalimit të caqeve dhe ekstremizmit në fe.

Mësime nga hadithi

  1. Ndalimi i ekstremizmit në fe, si dhe sqarimi i përfundimit të tij të keq dhe se ai është shkak për shkatërrimin e njeriut.
  2. Reflektimi dhe meditimi mbi gjendjen e popujve të mëparshëm për të evituar gabimet që ata bënë.
  3. Këshilla dhe nxitja për të ndjekur sunetin.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية