1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Kur të vendoset xhenazja (në tabut) dhe burrat ta bartin mbi supe, nëse ka qenë vepërmirë, thotë: “Ngutuni (për të më dërguar në varr)

عَن أَبِي سَعِيدٍ الخُدْرِيَّ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«إِذَا وُضِعَتِ الجِنَازَةُ وَاحْتَمَلَهَا الرِّجَالُ عَلَى أَعْنَاقِهِمْ فَإِنْ كَانَتْ صَالِحَةً قَالَتْ: قَدِّمُونِي، وَإِنْ كَانَتْ غَيْرَ صَالِحَةٍ قَالَتْ: يَا وَيْلَهَا أَيْنَ يَذْهَبُونَ بِهَا؟ يَسْمَعُ صَوْتَهَا كُلُّ شَيْءٍ إِلَّا الإِنْسَانَ، وَلَوْ سَمِعَهُ صَعِقَ».

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kur të vendoset xhenazja (në tabut) dhe burrat ta bartin mbi supe, nëse ka qenë vepërmirë, thotë: “Ngutuni (për të më dërguar në varr)." E, nëse nuk ka qenë i tillë, thotë: “Mjerë unë, ku po më dërgoni!" Çdo gjë e dëgjon zërin e tij, përveç njeriut, i cili, sikur ta dëgjonte, do të alivanosej.”

Sahih Transmeton Buhariu Sahihu i Buhariut - 1314

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se kur xhenazja, i vdekuri, vendoset në tabut dhe bartet mbi supe nga burrat, nëse ka qenë vepërmirë, thotë: “Ngutuni (për të më dërguar në varr)", për shkak të begative që sheh përpara. Ndërsa nëse nuk ka qenë vepërmirë, ai klith me një zë të tmerrshëm: “Mjerë unë, ku po më dërgoni?!”, për shkak të dënimit që sheh përpara. Zërin e tij e dëgjon çdo gjë përveç njeriut; sikur njeriu ta dëgjonte, do të alivanosej nga ashpërsia e asaj që do të dëgjonte.

Mësime nga hadithi

  1. I vdekuri vepërmirë i sheh sihariqet para se të varroset, ndërsa jobesimtari tronditet dhe sheh të kundërtën.
  2. Disa zëra dëgjohen nga krijesat e tjera përveç njerëzve, ndërsa njerëzit nuk janë në gjendje t’i dëgjojnë.
  3. Sipas Sunetit, tabuti i të vdekurit bartet mbi supe nga burrat dhe jo nga gratë, për shkak të ndalimit të Profetit ﷺ që gratë të ndjekin përcjelljen në varreza.

Shfaq përkthimet

45 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
YO Yorùbá Jorubisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية