1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Ëndrrat e mira janë prej Allahut, ndërsa të këqijat janë prej shejtanit. Nëse dikush sheh një ëndërr të keqe, prej së cilës frikohet, le të pështyjë lehtë në të majtë dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut prej dëmit të saj, se kështu ajo nuk e dëmton.”

عَنْ أَبِي قَتَادَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«الرُّؤْيَا الصَّالِحَةُ مِنَ اللَّهِ، وَالحُلُمُ مِنَ الشَّيْطَانِ، فَإِذَا حَلَمَ أَحَدُكُمْ حُلُمًا يَخَافُهُ فَلْيَبْصُقْ عَنْ يَسَارِهِ، وَلْيَتَعَوَّذْ بِاللَّهِ مِنْ شَرِّهَا، فَإِنَّهَا لاَ تَضُرُّهُ».

Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Ëndrrat e mira janë prej Allahut, ndërsa të këqijat janë prej shejtanit. Nëse dikush sheh një ëndërr të keqe, prej së cilës frikohet, le të pështyjë lehtë në të majtë dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut prej dëmit të saj, se kështu ajo nuk e dëmton.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 3292

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se ëndrrat e mira dhe të gëzueshme janë prej Allahut, ndërsa ëndrra që njeriu e urren dhe që e mërzit është prej shejtanit.
Prandaj, kush sheh diçka që e urren, le të pështyjë lehtë në anën e majtë dhe të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga e keqja e saj, se kështu ajo nuk e dëmton, sepse Allahu e ka bërë këtë që përmendet si mjet mbrojtës nga e keqja, që mund të vijë prej asaj ëndrre.

Mësime nga hadithi

  1. Arabisht, er ru'ja dhe el hulum, i referohen asaj që njeriu sheh gjatë gjumit. Megjithatë, shprehja "er ru'ja" zakonisht përdoret për atë që njeriu sheh prej gjërave të mira dhe të këndshme, ndërsa "el hulum" zakonisht përdoret për atë që njeriu sheh prej gjërave të këqija dhe të shëmtuara, edhe pse të dyja mund të përdoren ndërsjellë.
  2. Llojet e ëndrrave: 1- Ëndrra e mirë: Kjo është një ëndërr e vërtetë dhe një lajm i gëzueshëm nga Allahu, që njeriu e sheh ose që i tregohet atij nga dikush që e ka parë diçka për të. 2- Vetëpërsiatje: Kjo është diçka për të cilën njeriu mendon dhe flet me veten e tij gjatë zgjimit. 3- Ëndërr djallëzore: Përpjekjet e djallit për ta trishtuar, frikësuar dhe tmerruar njeriun, duke e bërë të përjetojë pikëllim.
  3. Bazuar në atë që është përmendur rreth llojeve të ëndrrave të mira, njeriu duhet të bëjë tri gjëra: Ta lavdërojë Allahun për të, ta marrë si sihariq dhe t'ua tregojë vetëm atyre që i do, jo atyre që nuk i pëlqen.
  4. Bazuar në atë që është përmendur rreth edukatës rreth ëndrrave të papëlqyera, njeriu duhet t'i bëjë pesë gjëra: të kërkojë mbrojtje tek Allahu nga e keqja e saj dhe nga e keqja e shejtanit, të pështyjë lehtë tri herë në anën e majtë sapo të zgjohet, të mos ia tregojë askujt, dhe nëse dëshiron të flejë përsëri, të shtrihet në anën tjetër, dhe ajo nuk do ta dëmtojë.

Shfaq përkthimet

51 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية