1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi Një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe tha: “Es Selamu alejkum!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj njeriu u ul. Profeti ﷺ tha: “Dhjetë.”

عَنْ عِمْرَانَ بْنِ حُصَيْنٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ:
جَاءَ رَجُلٌ إِلَى النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَ: السَّلَامُ عَلَيْكُمْ، فَرَدَّ عَلَيْهِ ثُمَّ جَلَسَ، فَقَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «عَشْرٌ» ثُمَّ جَاءَ آخَرُ فَقَالَ: السَّلَامُ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَةُ اللَّهِ، فَرَدَّ عَلَيْهِ فَجَلَسَ، فَقَالَ: «عِشْرُونَ» ثُمَّ جَاءَ آخَرُ فَقَالَ: السَّلَامُ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَةُ اللَّهِ وَبَرَكَاتُهُ، فَرَدَّ عَلَيْهِ فَجَلَسَ، فَقَالَ: «ثَلَاثُونَ».

Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen:
"Një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe tha: “Es Selamu alejkum!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj njeriu u ul. Profeti ﷺ tha: “Dhjetë.” Pastaj erdhi një tjetër dhe tha: “Es Selamu alejkum ue rahmetullah!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj (njeriu) u ul. Profeti ﷺ tha: “Njëzet.” Pastaj erdhi i treti dhe tha: “Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj (njeriu) u ul. Profeti ﷺ tha: “Tridhjetë.”

Hasen رواه أبو داود والترمذي وأحمد والدارمي Suneni i Ebu Davudit - 5195

Shpjegimi

Një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe tha: “Es Selamu alejkum!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj njeriu u ul. Profeti ﷺ tha: “I janë shkruar dhjetë të mira.” Pastaj erdhi një tjetër dhe tha: “Es Selamu alejkum ue rahmetullah!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj (njeriu) u ul. Profeti ﷺ tha: “I janë shkruar njëzet të mira.” Pastaj erdhi i treti dhe tha: “Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj (njeriu) u ul. Profeti ﷺ tha: “I janë shkruar tridhjetë të mira." Domethënë, për çdo fjalë llogariten dhjetë vepra të mira.

Mësime nga hadithi

  1. Ai që vjen duhet ta fillojë selamin ndaj atyre që janë ulur.
  2. Shpërblimi shtohet me shtimin e fjalëve të selamit.
  3. Fomra më e plotë e dhënies së selamit është: “Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!”, ndërsa forma më e mirë e kthimit është: “Ue alejkum es selam ue rahmetullahi ue berakatuhu!”
  4. Selami dhe kthimi i tij kanë shkallë të ndryshme, kësisoj edhe shpërblimi ndryshon.
  5. Mësimi i njerëzve për atë që është e mirë dhe orientimi i tyre drejt asaj që është më e plotë.
  6. Ibn Haxheri ka thënë: "Nëse ai që e fillon selamin shton “ue rahmetullah”, rekomandohet që në kthim të shtohet “ue berakatuhu”. Por nëse ai që e fillon selamin shton “ue berakatuhu”, a lejohet shtesë tjetër në kthim të selamit? Maliku ka transmetuar në "El Muvetta" nga Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: "Selami përfundon me "ue berakatuhu".

Shfaq përkthimet

43 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية