1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Vendose dorën mbi vendin në të cilin ndien dhembje në trupin tënd, thuaj tri herë: "Bismilah", pastaj shtatë herë radhazi: "Eudhu bilahi ve kudratihi min sherri ma exhidu ve uhadhiru (Kërkoj mbrojtjen dhe fuqinë e Allahut ndaj së keqes që ndiej dhe i druhem)!”

عَنْ عُثْمَانَ بْنِ أَبِي الْعَاصِ الثَّقَفِيِّ رضي الله عنه أَنَّهُ شَكَا إِلَى رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَجَعًا يَجِدُهُ فِي جَسَدِهِ مُنْذُ أَسْلَمَ، فَقَالَ لَهُ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«ضَعْ يَدَكَ عَلَى الَّذِي تَأَلَّمَ مِنْ جَسَدِكَ، وَقُلْ بِاسْمِ اللهِ ثَلَاثًا، وَقُلْ سَبْعَ مَرَّاتٍ أَعُوذُ بِاللهِ وَقُدْرَتِهِ مِنْ شَرِّ مَا أَجِدُ وَأُحَاذِرُ».

Othman ibën Ebi As Thekafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se pasi i tregoi të Dërguarit të Allahut ﷺ për një dhembje që ndiente në trupin e tij, qëkur kishte pranuar Islamin, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha:
“Vendose dorën mbi vendin në të cilin ndien dhembje në trupin tënd, thuaj tri herë: "Bismilah", pastaj shtatë herë radhazi: "Eudhu bilahi ve kudratihi min sherri ma exhidu ve uhadhiru (Kërkoj mbrojtjen dhe fuqinë e Allahut ndaj së keqes që ndiej dhe i druhem)!”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2202

Shpjegimi

Othman ibën Ebi Asin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e goditi një dhimbje që gati e çoi në shkatërrim, kësisoj Profeti ﷺ shkoi ta vizitojë dhe ia mësoi një lutje që Allahu t'ia largonte sëmundjen që e kishte goditur. Lutja ishte që ai të vendoste dorën mbi vendin ku ndiente dhimbje dhe të thoshte: "Bismilah" (Me emrin e Allahut) tri herë, pastaj të thoshte shtatë herë: "Kërkoj mbrojtjen dhe fuqinë e Allahut ndaj së keqes që ndiej dhe i druhem." Respektivisht kërkoj strehim tek Allahu dhe fuqia e Tij nga e keqja që ndiej tani prej dhimbjes, në këtë moment të tashëm, dhe ruhem e kam frikë nga ndonjë e keqe që mund të ndodhë në të ardhmen, qoftë prej pikëllimit apo frikës, ose që kjo sëmundje të vazhdojë e të përhapet dhimbja e saj në trup.

Mësime nga hadithi

  1. Është e pëlqyeshme që njeriu t'i bëjë rukje vetes, siç qëndron në këtë hadith.
  2. Ankesa, pa treguar shenja pakënaqësie dhe pa kundërshtim (ndaj caktimit hyjnor), nuk bie ndesh me mbështetjen tek Allahu dhe durimin.
  3. Lutja është një nga mënyrat e marrjes së shkaqeve, prandaj duhet t’i përmbahemi fjalëve dhe numrit të saj.
  4. Kjo lutje është për çdo dhimbje trupore.
  5. Vendosja e dorës mbi vendin e dhimbjes gjatë rukjes me këtë lutje.

Shfaq përkthimet

50 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية