1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi se i Dërguari i Allahut ﷺ në sexhde thoshte: “O Allah, m'i fal të gjitha mëkatet: të vogla e të mëdha, të kaluara e të ardhme, të bëra haptas dhe ato fshehtas!”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه:
أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَانَ يَقُولُ فِي سُجُودِهِ: «اللهُمَّ اغْفِرْ لِي ذَنْبِي كُلَّهُ دِقَّهُ، وَجِلَّهُ، وَأَوَّلَهُ وَآخِرَهُ وَعَلَانِيَتَهُ وَسِرَّهُ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton
se i Dërguari i Allahut ﷺ në sexhde thoshte: “O Allah, m'i fal të gjitha mëkatet: të vogla e të mëdha, të kaluara e të ardhme, të bëra haptas dhe ato fshehtas!”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 483

Shpjegimi

Profeti ﷺ e bënte këtë lutje gjatë sexhdes së tij: “O Allah, m'i fal të gjitha mëkatet", duke i fshehur ato, dhe më mbro nga pasojat e tyre përmes faljes, neglizhencës dhe mëshirës. "të gjitha", d.m.th.: ato që janë "të vogla", pra të pakta dhe të lehta, "e të mëdha", të shumta dhe të rënda; mëkate "të kaluara e të ardhme", dhe ato që janë në mes tyre; "të bëra haptas dhe ato fshehtas!”, të cilat nuk i di askush tjetër përveç Teje, o Ti i Lartësuar.

Mësime nga hadithi

  1. Ibn Kajimi (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: "Kërkimi i faljes për mëkatet e vogla dhe të mëdha, të pakta dhe të shumta, të kaluarat dhe të ardhmet, të fshehtat dhe të hapura; kjo përfshirje e përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse në lutje ka për qëllim që pendimi të përfshijë si mëkatet për të cilat robi është i vetëdijshëm, ashtu edhe ato për të cilat nuk është i vetëdijshëm."
  2. Është thënë: "Mëkatet e vogla janë paraprirë në lutje kundrejt atyre të mëdha, sepse ai që kërkon (nga Allahu) ngrihet gradualisht në kërkesën e tij, pra përparon. Dhe sepse mëkatet e mëdha shpesh burojnë nga këmbëngulja në mëkatet e vogla dhe mosvëmendja ndaj tyre, kështu që ato janë rrugë drejt mëkateve të mëdha."
  3. Përgjërimi para Allahut të Lartësuar, duke i kërkuar falje për të gjitha mëkatet: të vogla e të mëdha.
  4. Neveviu ka thënë: "Në këtë (hadith) theksohet rëndësia e lutjes dhe shtimi i fjalëve të saj, edhe nëse disa prej tyre e përfshijnë kuptimin e të tjerave."

Shfaq përkthimet

45 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية