عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«الدُّعَاءُ لاَ يُرَدُّ بَيْنَ الأَذَانِ وَالإِقَامَةِ».

Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Lutja që bëhet në mes të ezanit dhe të ikametit nuk refuzohet."

Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu Suneni i Tirmidhiut - 212

Shpjegimi

Pejgamberi ﷺ në këtë hadith ka sqaruar vlerën e lutjes midis ezanit dhe ikametit, duke theksuar se ajo nuk refuzohet dhe është shumë e mundshme të pranohet. Prandaj, lutjuni Allahut në atë kohë.

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e kësaj kohe për lutje.
  2. Nëse lutësi përmbahet ndaj edukatës gjatë lutjes, zgjedh momentet dhe vendet e saj me vlerë, largohet nga mëkatet, ruan veten nga rënia në gjëra të dyshimta dhe ka mendim të mirë për Allahun, atëherë është e mundshme që t’i pranohet lutja, me lejen e Allahut.
  3. Munaviu ka thënë për pranimin e lutjes: “Domethënë, pasi të plotësohen kushtet, shtyllat dhe edukata gjatë lutjes. Nëse ndonjë prej tyre mungon, atëherë le të fajësojë vetëm veten e tij.”
  4. Pranimi i lutjes nënkupton: Ose lutja e tij i plotësohet menjëherë, ose largohet prej tij një e keqe e barasvlershme me të, ose ruhet për të në botën tjetër; e gjitha kjo sipas urtësisë dhe mëshirës së Allahut.

Shfaq përkthimet

50 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية