1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi O i Dërguari i Allahut, ndaj kujt duhet të jem më i përkushtuar? Ai tha: “Ndaj nënës sate, pastaj ndaj nënës sate, pastaj ndaj nënës sate, pastaj ndaj babait tënd, pastaj më i afërmi e kështu me radhë.”

عَنْ بَهْزِ بْنِ حَكِيمٍ عَنْ أَبِيهِ عَنْ جَدِّهِ قَالَ:
قُلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ: مَنْ أَبَرُّ؟ قَالَ: «أُمَّكَ، ثُمَّ أُمَّكَ، ثُمَّ أُمَّكَ، ثُمَّ أَبَاكَ، ثُمَّ الْأَقْرَبَ فَالْأَقْرَبَ».

Bahz ibn Hakimi transmeton nga babai i tij, nga gjyshi i tij, se ai ka thënë:
O i Dërguari i Allahut, ndaj kujt duhet të jem më i përkushtuar? Ai tha: “Ndaj nënës sate, pastaj ndaj nënës sate, pastaj ndaj nënës sate, pastaj ndaj babait tënd, pastaj më i afërmi e kështu me radhë.”

Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi Suneni i Ebu Davudit - 5139

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se personi që më së shumti e meriton përkushtimin, mirësinë, trajtimin e mirë, shoqërimin e këndshëm dhe mbajtjen e lidhjeve familjare është nëna. Ai theksoi të drejtën e saj mbi të tjerët, duke e përsëritur tri herë, për të treguar vlerën e saj mbi të gjithë njerëzit pa përjashtim. Pastaj Profeti ﷺ sqaroi se kush vjen pas saj në përkushtim, duke thënë: pastaj babai, e më pas të afërmit sipas shkallës së afërsisë; sa më i afërt të jetë i afërmi, aq më shumë e meriton mbajtjen e lidhjeve, sesa ai që është më i largët.

Mësime nga hadithi

  1. Hadithi tregon se nëna vjen e para, pastaj babai, e më pas të afërmit sipas afërsisë së tyre.
  2. Ai sqaron pozitën e prindërve, veçanërisht të nënës.
  3. Profeti ﷺ e përsëriti tri herë rëndësinë e përkushtimit ndaj nënës, për shkak të mirësisë së madhe që fëmijët i kanë borxh asaj dhe për shkak të vështirësive, lodhjes dhe mundimeve të shumta që ajo përballon, si shtatzënia, lindja dhe gjidhënia, të cilat janë të veçanta për nënën. Më pas, ajo ndan edukimin e fëmijës me babanë.

Shfaq përkthimet

42 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية