1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Daveti dhe këshillimi

Hadithi “Kush refuzon t'i bindet prijësit dhe largohet nga muslimanët e unifikuar (në të vërtetën) e pastaj vdes në këtë gjendje, vdekja e tij i ngjan vdekjes së periudhës (së injorancës) paraislame

عن أبي هريرة رضي الله عنه عن النبي صلى الله عليه وسلم أنه قال:
«مَنْ ‌خَرَجَ ‌مِنَ ‌الطَّاعَةِ، وَفَارَقَ الْجَمَاعَةَ فَمَاتَ، مَاتَ مِيتَةً جَاهِلِيَّةً، وَمَنْ قَاتَلَ تَحْتَ رَايَةٍ عِمِّيَّةٍ، يَغْضَبُ لِعَصَبَةٍ، أَوْ يَدْعُو إِلَى عَصَبَةٍ، أَوْ يَنْصُرُ عَصَبَةً، فَقُتِلَ، فَقِتْلَةٌ جَاهِلِيَّةٌ، وَمَنْ خَرَجَ عَلَى أُمَّتِي، يَضْرِبُ بَرَّهَا وَفَاجِرَهَا، وَلَا يَتَحَاشَى مِنْ مُؤْمِنِهَا، وَلَا يَفِي لِذِي عَهْدٍ عَهْدَهُ، فَلَيْسَ مِنِّي وَلَسْتُ مِنْهُ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Kush refuzon t'i bindet prijësit dhe largohet nga muslimanët e unifikuar (në të vërtetën) e pastaj vdes në këtë gjendje, vdekja e tij i ngjan vdekjes së periudhës (së injorancës) paraislame. Kush lufton nën një flamur të lajthitur, hidhërohet për shkak të fanatizmit fisnor dhe thërret në këtë fanatizëm, ose e përkrah fanatizmin, pastaj vritet në këtë gjendje, vrasja e tij i ngjan vrasjes së periudhës (së injorancës) paraislame. Kush ngrihet kundër umetit tim (të unifikuar që i janë besatuar prijësit), duke sulmuar e vrarë si të keqin ashtu dhe të mirin, duke mos e kursyer fare besimtarin dhe duke mos e mbajtur besatimin me atë (prijës) që i janë besatuar, të tillët nuk janë në mësimet dhe udhëzimin tim, si dhe mësimet e udhëzimi im s'janë me ta.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 1848

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se, kush refuzon t'i bindet prijësit dhe largohet nga muslimanët e unifikuar (në të vërtetën) për t'ia dhënë besën prijësit dhe vdes në këtë gjendje, duke refuzuar dhe duke qenë larg bindjes, vdes sikur ata të periudhës së injorancës (para se të vinte Profeti), të cilët nuk i bindeshin asnjë prijësi dhe nuk i bashkoheshin asnjë grupi të vetëm, por, përkundrazi, ishin sekte dhe banda që luftonin njëra-tjetrën.
Po ashtu Profeti ﷺ tregoi se, kushdo që lufton nën një flamur, në të cilin nuk mund të dallohet e vërteta nga e pavërteta, si dhe zemërohet nga fanatizmi për popullin ose fisin e tij, e jo për ta mbështetur fenë dhe të vërtetën, rrjedhimisht lufton nga fanatizmi e pa mprehtësi dhe dituri, nëse vritet në këtë gjendje, atëherë do të jetë vrasje si në periudhën e injorancës.
Kushdo që rebelohet kundër umetit (islam) të Profetit ﷺ, e kështu i lufton të devotshmit dhe të prishurit nga umeti i tij; nuk e çan kokën se çfarë bën e nuk i frikësohet dënimit për vrasjen e besimtarëve; nuk i përmbahet besëlidhjes me jobesimtarët ose prijësit, por, përkundrazi, e thyen besëlidhjen e tyre, atëherë ky veprim është një nga mëkatet e mëdha, rrjedhimisht kushdo që e bën këtë, e meriton këtë kërcënim të rëndë.

Mësime nga hadithi

  1. Bindja ndaj prijësit është detyrë, përderisa nuk i bëhet mëkat Allahut të Lartmadhëruar.
  2. Në këtë hadith ka paralajmërim të ashpër për ata që nuk i binden imamit (pijësit) dhe largohen nga muslimanët (e unifikuar në të vërtetën), kështu që, nëse vdesin në këtë gjendje, vdekja e tyre i ngjan vdekjes së periudhës (së injorancës) paraislame.
  3. Në këtë hadith ka ndalesë që të luftohet për fanatizëm fisnor.
  4. Përmbushja e marrëveshjeve është detyrë.
  5. Në bindjen (ndaj prijësit) dhe të kapurit për bashkësinë (e unifikur të muslimanëve në të vërtetën) ka shumë të mira, siguri, qetësi dhe përmirësim të gjendjes.
  6. Është e ndaluar t'i shëmbëllejmë gjendjes së njerëzve të periudhës së injorancës.
  7. Ka urdhër për të qëndruar bashkë me bashkësinë (e unifikuar) të muslimanëve (në të vërtetën).

Shfaq përkthimet

60 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية