1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Sireja dhe historia

Hadithi “Sa herë që të Dërguarit të Allahut ﷺ i ofrohej të zgjidhte mes dy gjërave, ai zgjidhte më të lehtën, për sa kohë që nuk konsiderohej mëkat. Në të kundërtën, ishte njeriu që më së shumti distancohej prej mëkatit

عَنْ عَائِشَةَ أُمِّ المُؤْمِنينَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهَا أَنَّهَا قَالَتْ:
مَا خُيِّرَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بَيْنَ أَمْرَيْنِ إِلَّا أَخَذَ أَيْسَرَهُمَا، مَا لَمْ يَكُنْ إِثْمًا، فَإِنْ كَانَ إِثْمًا كَانَ أَبْعَدَ النَّاسِ مِنْهُ، وَمَا انْتَقَمَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لِنَفْسِهِ إِلَّا أَنْ تُنْتَهَكَ حُرْمَةُ اللَّهِ، فَيَنْتَقِمَ لِلَّهِ بِهَا.

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“Sa herë që të Dërguarit të Allahut ﷺ i ofrohej të zgjidhte mes dy gjërave, ai zgjidhte më të lehtën, për sa kohë që nuk konsiderohej mëkat. Në të kundërtën, ishte njeriu që më së shumti distancohej prej mëkatit. Ai asnjëherë nuk është hakmarrë për veten e tij, përveç kur cenohej ndalesa e Allahut, e në atë rast hakmerrej për hir të Allahut.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 3560

Shpjegimi

Nëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka treguar për disa nga sjelljet e Profetit ﷺ, dhe ndër ato që ka përmendur është, se kurdoherë që i jepej mundësia të zgjidhte mes dy çështjeve, Profeti ﷺ zgjidhte atë më të lehtën, përderisa ajo më e lehta nuk nënkuptonte mëkat; por nëse ajo nënkuptonte mëkat, atë herë ai ishte më i largëti nga të gjithë njerëzit prej saj dhe në atë rast e zgjidhte më të vështirën. Profeti ﷺ nuk merrte hak për veten; përkundrazi, toleronte dhe falte për të drejtën e tij, përveç nëse shkeleshin e cenoheshin ndalesat e dispozitat e Allahut, atëherë ai hakmerrej për hir të Allahut, dhe njëherësh ishte ndër ata që zemëroheshin më së shumti për çështjet që kanë të bëjnë me fenë e Allahut të Lartësuar.

Mësime nga hadithi

  1. Pëlqehet zgjedhja e çështjes më të lehtë, përderisa në të nuk ka mëkat.
  2. Feja islame është e lehtë.
  3. Është e ligjshme që besimtari të hidhërohet për hir të Allahut të Lartësuar.
  4. Nga ky hadith përfitojmë gjendjen në të cilën ishte Profeti ﷺ, si: butësia, durimi dhe qëndrueshmëria në të vërtetën gjatë implementimit të ndëshkimeve të përcaktuara nga Allahu i Lartësuar.
  5. Ibn Haxheri ka thënë: "Nga ky hadith përfitojmë se lihet mënjanë ajo që është e vështirë, merret ajo që është më e lehtë dhe braktiset këmbëngulja në atë që nuk është e domosdoshme."
  6. Nxitja për falje, përveç në të drejtat e Allahut të Lartësuar.

Shfaq përkthimet

46 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية