1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Nëse dikush në betimin e tij thotë: "Për Latin dhe Uzanë!", le të thotë: "La ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)." E, ai që i thotë shokut të tij: "Eja të luajmë bixhoz!", le të japë lëmoshë!”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«مَنْ حَلَفَ فَقَالَ فِي حَلِفِهِ: وَاللَّاتِ وَالعُزَّى، فَلْيَقُلْ: لاَ إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ، وَمَنْ قَالَ لِصَاحِبِهِ: تَعَالَ أُقَامِرْكَ، فَلْيَتَصَدَّقْ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Nëse dikush në betimin e tij thotë: "Për Latin dhe Uzanë!", le të thotë: "La ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)." E, ai që i thotë shokut të tij: "Eja të luajmë bixhoz!", le të japë lëmoshë!”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 4860

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tërheq vërejtjen që të mos betohemi në dikë tjetër përveç Allahut, kur dihet se besimtari betohet vetëm në Allahun. Gjithashtu tregon se, kush betohet në dikë tjetër përveç Allahut, për shembull, nëse dikush betohet në Latin dhe Uzanë, - dy idhuj këta që adhuroheshin në periudhën e xhahilietit, para Islamit, - atëherë ai e ka obligim të thotë, për ta korrigjuar veten: "La ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)", për t'u distancuar kështu nga shirku (idhujtaria) dhe për ta shlyer betimi i tij.
Pastaj Profeti ﷺ tregoi se ai që i thotë shokut të tij: "Eja të luajmë bixhoz!", respektivisht, kur dy ose më shumë njerëz luajnë kundër njëri-tjetrit, me kusht që ndërmjet tyre të ketë para, të cilat i merr fituesi, ku secili prej tyre, ose do të jetë fitues, ose humbës, kësisoj i tilli rekomandohet që të japë diçka sadaka si shlyerje për atë që ka kërkuar.

Mësime nga hadithi

  1. Betimi bëhet vetëm në Allahun, emrat dhe cilësitë e Tij.
  2. Betimi në dikë tjetër përveç Allahut të Lartësuar është haram, qoftë betimi në idhuj, si Lati e Uzaja, qoftë betimi në amanet (besë), qoftë betimi në Profetin ﷺ, qoftë ndonjë gjë tjetër.
  3. Hatabi ka thënë: "Betimi bëhet vetëm në të adhuruarin që madhërohet (Allahun), kështu që, nëse betohet në Latin dhe të ngjashëm, i ka imituar jobesimtarët, prandaj është urdhëruar që ta korrigjojë këtë me fjalën e teuhdit."
  4. Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut, nuk ka shpagim për betimin e tij, përkundrazi prej tij kërkohet të pendohet dhe të kërkojë falje, sepse betimi i tillë është shumë më i rëndë se që diç, përveç pendimit, mund ta shlyejë.
  5. Bixhozi është haram në të gjitha format dhe manifestimet e tij. Të tillin e ka bërë haram Allahu i Lartësuar dhe e ka bërë bashkë këtë ndalesë me ndalesën e alkoolit dhe të idhujve.
  6. Është obligim të hiqet dorë nga mëkati që në momentin kur ta marrë vesh njeriu se ka bërë gabim.
  7. Ai që bën një vepër të keqe, duhet ta pasojë atë me një vepër të mirë, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija.

Shfaq përkthimet

52 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية