1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Luftoni kundër idhujtarëve me pasuritë, shpirtrat tuaj dhe me gjuhët tuaja.”

عن أنس رضي الله عنه أن النبي صلى الله عليه وسلم قال:
«جَاهِدُوا المشركين بأموالكم وأنفسكم وألسنتكم».

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Luftoni kundër idhujtarëve me pasuritë, shpirtrat tuaj dhe me gjuhët tuaja.”

Sahih رواه أبو داود والنسائي وأحمد Suneni i Ebu Davudit - 2504

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëroi të bëhet luftë kundër jobesimtarëve dhe dhënien e çdo mundi për t’u përballur me ta, me të gjitha mjetet e mundshme, sipas mundësive, në mënyrë që fjala e Allahut të jetë më e larta. Kjo përfshin:
Së pari: Shpenzimin e pasurisë në rrugë të xhihadit kundër tyre, siç është blerja e armëve, furnizimi i luftëtarëve, e të ngjashme.
Së dyti: Daljen vetë me trupin dhe shpirtin për t’u përballur me ta dhe për t’i mposhtur.
Së treti: Thirrjen e tyre në Islam me anë të fjalës, ngritjen e argumenteve kundër tyre, qortimin dhe rrëzimin e pretendimeve të tyre.

Mësime nga hadithi

  1. Nxitja për luftë kundër idhujtarëve me shpirt, pasuri dhe fjalë, secili sipas mundësisë së tij, dhe se lufta nuk është e kufizuar vetëm në luftën fizike.
  2. Urdhri për të bërë luftë tregon se ky veprim është detyrim, i cili mund të jetë detyrim individual (ar. farz ajn) ose detyrim kolektiv (ar. farz kifaje).
  3. Allahu e ka ligjësuar luftën për disa arsye, ndër të cilat janë: 1. Të kundërshtohet shirku (idhujtaria) dhe idhujtarët, sepse Allahu kurrë nuk e pranon shirkun. 2. Të largohen pengesat që e ndalojnë thirrjen drejt Allahut të Lartësuar. 3. Të mbrohet akidja (besimi) nga çdo gjë që e kundërshton atë. 4. Të mbrohen muslimanët, vendet e tyre, nderi dhe pasuritë e tyre.

Shfaq përkthimet

48 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية