1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Kur të dëgjoni myezinin, përsëritni fjalët që i thotë e pastaj dërgoni salavate për mua

عَنْ ‌عَبْدِ اللهِ بْنِ عَمْرِو بْنِ الْعَاصِ رضي الله عنها أَنَّهُ سَمِعَ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«إِذَا سَمِعْتُمُ الْمُؤَذِّنَ فَقُولُوا مِثْلَ مَا يَقُولُ، ثُمَّ صَلُّوا عَلَيَّ، فَإِنَّهُ مَنْ صَلَّى عَلَيَّ صَلَاةً صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ بِهَا عَشْرًا، ثُمَّ سَلُوا اللهَ لِيَ الْوَسِيلَةَ، فَإِنَّهَا مَنْزِلَةٌ فِي الْجَنَّةِ، لَا تَنْبَغِي إِلَّا لِعَبْدٍ مِنْ عِبَادِ اللهِ، وَأَرْجُو أَنْ أَكُونَ أَنَا هُوَ، فَمَنْ سَأَلَ لِيَ الْوَسِيلَةَ حَلَّتْ لَهُ الشَّفَاعَةُ».

Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë:
“Kur të dëgjoni myezinin, përsëritni fjalët që i thotë e pastaj dërgoni salavate për mua, sepse ai që dërgon salavate për mua një herë, Allahu do të dërgojë salavate (do ta lavërojë) për të dhjetë herë. Pastaj kërkoni prej Allahut për mua vesilen, e cila është pozitë në Xhenet që i takon vetëm një robi të Allahut. Kam shpresë të jem unë ai. Ai që kërkon vesilen për mua, do ta gëzojë ndërmjetësimin tim.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 384

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith porosit këdo që e dëgjon myezinin teksa bën thirrje për namaz, që të përsëritë pas tij dhe të thotë njëjtë siç thotë ai, përveç te pjesët: "Hajje ales-salah" dhe: "Hajje alel-felah", thotë: "La havle ue la kuvvete il-la bil-lah!" Pastaj, pas përfundimit të ezanit, dërgon salavate për Profetin ﷺ, sepse ai që dërgon salavate për të një herë, Allahu do të dërgojë salavate (do ta lavdërojë) për të dhjetë herë. Kuptimi i salavatit të Allahut ndaj robit të Tij është: lavdërimi që Ai ia bën robit para melekëve.
Pastaj u urdhërua që t'ia kërkojë Allahut vesilen për Profetin ﷺ, e cila është një pozitë në Xhenet dhe është më e larta e tij, dhe ajo pozitë është vetëm për një rob nga të gjithë robërit e Allahut të Lartësuar, e unë shpresoj se do të jem ai. Profeti ﷺ e tha këtë vetëm nga modestia, sepse nëse ajo pozitë e lartë i takon vetëm një personi, atëherë ai person mund të jetë vetëm Profeti ﷺ, meqë ai është krijesa më e mirë.
Pastaj Profeti ﷺ sqaroi se, kushdo që lutet për Profetin ﷺ që Allahu t'ia japë vesilen, do ta arrijë ndërmjetësimin e tij ﷺ.

Mësime nga hadithi

  1. Inkurajimi për t'iu përgjigjur myezinit.
  2. Vlera e salavatit për Profetin ﷺ pas përgjigjes ndaj myezinit.
  3. Inkurajimi për ta lutur Allahun që t'ia japë Profetit ﷺ vesilen pasi t'i dërgojmë salavate atij.
  4. Sqarimi i kuptimit të vesiles dhe pozitës së saj të lartë, meqë është vetëm për një rob.
  5. Sqarimi i vlerës së Profetit ﷺ, meqë është veçuar me këtë pozitë të lartë.
  6. Ai që e lut Allahun e Lartësuar që t'ia japë vesilen Profetit ﷺ, do ta gëzojë ndërmjetësimin e tij.
  7. Sqarimi i modestisë së Profetit ﷺ, meqë kërkoi nga umeti i tij që të luten që Allahu t'ia japë këtë pozitë, megjithëse kjo pozitë do të jetë për të.
  8. Mirësia dhe mëshira e gjerë e Allahut, meqë vepra e mirë dhjetëfishohet.

Shfaq përkthimet

60 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية