1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Zemra e plakut mbetet e re për dy gjëra: dashurinë për këtë botë dhe shpresën e gjatë (për jetë).”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«لاَ يَزَالُ قَلْبُ الكَبِيرِ شَابًّا فِي اثْنَتَيْنِ: فِي حُبِّ الدُّنْيَا وَطُولِ الأَمَلِ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Zemra e plakut mbetet e re për dy gjëra: dashurinë për këtë botë dhe shpresën e gjatë (për jetë).”

Sahih Transmeton Buhariu Sahihu i Buhariut - 6420

Shpjegimi

Profeti ﷺ njoftoi se njeriu plaket dhe trupi i tij dobësohet, por zemra e tij mbetet e re në dashurinë për dy gjëra: Së pari: Dashuria për këtë botë përmes grumbullimit të pasurisë. Së dyti: Dëshira për jetë të gjatë, vazhdim të jetës dhe shpresa të zgjatura.

Mësime nga hadithi

  1. Ky hadith sqaron atë, drejt së cilës njeriu anon natyrshëm: dashurinë për këtë botë dhe shpresat e gjata.
  2. Ai gjithashtu tregon qortimin e shpresave të gjata dhe etjen për grumbullimin e pasurisë. Kjo nënkupton nevojën për t’u përgatitur për vdekjen, vlerën e dhënies së sadakasë nga të pasurit dhe vetëpërmbajtjen nga të varfrit.
  3. Gjëja më e dashur për njeriun është vetja e tij, sepse ai dëshiron ruajtjen e saj. Prandaj ai e do jetën e gjatë dhe pasurinë, sepse pasuria është një nga mjetet më të mëdha për ruajtjen e shëndetit dhe kënaqësisë. Sa më shumë që ndien se mund ta humbasë këtë, aq më e fortë bëhet dashuria dhe dëshira e tij për vazhdimësinë e saj.

Shfaq përkthimet

35 Gjuha
EN English Anglisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية