عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ رَضيَ اللهُ عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«إِيَّاكُمْ وَمُحَقَّرَاتِ الذُّنُوبِ، فَإِنَّمَا مَثَلُ مُحَقَّرَاتِ الذُّنُوبِ كَقَوْمٍ نَزَلُوا فِي بَطْنِ وَادٍ، فَجَاءَ ذَا بِعُودٍ، وَجَاءَ ذَا بِعُودٍ، حَتَّى أَنْضَجُوا خُبْزَتَهُمْ، وَإِنَّ مُحَقَّرَاتِ الذُّنُوبِ مَتَى يُؤْخَذْ بِهَا صَاحِبُهَا تُهْلِكْهُ».

Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Ruajuni nga mëkatet e vogla, sepse shembulli i mëkateve të vogla është si shembulli i një grupi njerëzish që zbritën në fund të një lugine; njëri solli një shkop, tjetri solli një shkop, derisa e poqën bukën e tyre. Vërtet, mëkatet e vogla, nëse njeriu merret në llogari për to, e shkatërrojnë atë.”

Sahih Transmeton Ahmedi Musnedi i Ahmedit - 22808

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër nënvlerësimit të mëkateve të vogla dhe kryerjes së tyre me tepri, sepse grumbullimi i tyre mund të çojë në shkatërrim. Ai solli si shembull një grup njerëzish që zbritën në fund të një lugine; secili prej tyre solli nga një shkop të vogël, derisa mblodhën aq sa për të pjekur bukën e tyre. Po kështu, mëkatet e vogla, nëse kryesi i tyre merret në llogari për to pa u penduar ose pa u falur nga Allahu, mund ta shkatërrojnë atë në fund.

Mësime nga hadithi

  1. Prej metodës së Profetit ﷺ ishte sjellja e shembujve, për t’i bërë kuptimet më të qarta dhe për ta shtuar sqarimin.
  2. Paralajmërim kundër nënvlerësimit të mëkateve të vogla dhe inkurajim për të nxituar në shlyerjen e tyre.
  3. “Мëkatet e vogla” mund të kenë disa kuptime: 1. Mëkate që njeriu i bën duke menduar gabimisht se janë të vogla, ndërkohë që në të vërtetë ato janë mëkate të mëdha tek Allahu i Lartësuar. 2. Mëkate të vogla, që njeriu i bën pa u shqetësuar dhe pa u penduar, e që grumbullohen, derisa në fund bëhen shkak për shkatërrimin e tij. 3. Mëkate të vogla që njeriu i bën me shpërfillje, e që më pas e çojnë atë në rënien e mëkate të mëdha shkatërruese.

Shfaq përkthimet

41 Gjuha
EN English Anglisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية