1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Askush të mos ia drejtojë armën vëllait të vet, sepse nuk i dihet, ndoshta shejtani ia tërheq dorën e tij dhe kjo bëhet shkak që ai të bjerë në humnerë të Zjarrit.”

عَن أَبي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«لاَ يُشِيرُ أَحَدُكُمْ عَلَى أَخِيهِ بِالسِّلاَحِ، فَإِنَّهُ لاَ يَدْرِي، لَعَلَّ الشَّيْطَانَ يَنْزِعُ فِي يَدِهِ، فَيَقَعُ فِي حُفْرَةٍ مِنَ النَّارِ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Askush të mos ia drejtojë armën vëllait të vet, sepse nuk i dihet, ndoshta shejtani ia tërheq dorën e tij dhe kjo bëhet shkak që ai të bjerë në humnerë të Zjarrit.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 7072

Shpjegimi

Profeti ﷺ ka paralajmëruar se muslimani nuk duhet t’ia drejtojë vëllait të tij musliman asnjë lloj arme, sepse ai nuk e di, ndoshta shejtani e shtyn që ta lëvizë armën në dorën e tij, e kështu mund ta vrasë ose ta dëmtojë vëllanë e tij. Si pasojë, ai do të bjerë në një mëkat që mund ta çojë në një humnerë të Zjarrit.

Mësime nga hadithi

  1. Sqarim se jeta e muslimanit është e pacenueshme.
  2. Është detyrë të respektohet muslimani dhe të shmanget dëmtimi i tij me vepra apo me fjalë, përfshirë edhe drejtimin e një cope hekuri apo arme ndaj tij, qoftë edhe me shaka, sepse shejtani mund ta bëjë dorën e tij të rrëshqasë dhe ta nxisë që ta godasë vëllanë e tij, ose t’ia marrë armën nga dora, e kështu të ndodhë pa qëllim dhe ta dëmtojë vëllanë e tij.
  3. Mbyllja e rrugëve që çojnë te e ndaluara, duke ndaluar çdo gjë që të çon në një përfundim të ndaluar.
  4. Kujdesi për ta mbajtur shoqërinë të sigurt dhe për t’i ruajtur marrëdhëniet mes njerëzve, duke mos i frikësuar e as trembur ata, qoftë edhe me gjeste apo kërcënime.

Shfaq përkthimet

41 Gjuha
EN English Anglisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية