1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Mjerë thembrat (që do të preken) nga Zjarri! Përsoseni abdesin.”

عَنْ عَبْدِ اللهِ بْنِ عَمْرٍو رَضيَ اللهُ عنهما قَالَ:
رَجَعْنَا مَعَ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ مِنْ مَكَّةَ إِلَى الْمَدِينَةِ حَتَّى إِذَا كُنَّا بِمَاءٍ بِالطَّرِيقِ تَعَجَّلَ قَوْمٌ عِنْدَ الْعَصْرِ، فَتَوَضَّؤُوا وَهُمْ عِجَالٌ، فَانْتَهَيْنَا إِلَيْهِمْ وَأَعْقَابُهُمْ تَلُوحُ لَمْ يَمَسَّهَا الْمَاءُ فَقَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «وَيْلٌ لِلْأَعْقَابِ مِنَ النَّارِ أَسْبِغُوا الْوُضُوءَ».

Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon:
"Teksa po ktheheshim me të Dërguarin e Allahut ﷺ nga Meka në Medinë, kaluam pranë ujit përgjatë rrugës. Në kohën e ikindisë, një pjesë e njerëzve nxituan dhe morën abdes me nguti. Kur arritëm tek ata, pamë se thembrat i kishin pasur të terura dhe nuk ua kishte përshkuar uji. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Mjerë thembrat (që do të preken) nga Zjarri! Përsoseni abdesin.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 241

Shpjegimi

Profeti ﷺ udhëtoi nga Meka në Medinë së bashku me shokët e tij dhe gjatë rrugës gjetën ujë. Disa sahabë nxituan për të marrë abdes për namazin e ikindisë, aq sa themrat e tyre dukeshin se janë të teruara dhe nuk i kishte përshkuar uji, me ç'rast Profeti ﷺ tha: "Do të ketë dënim dhe shkatërrim në Zjarr për ata që tregohen të mangët teksa i lajnë këmbët e tyre kur marrin abdes", kështu që i urdhëroi që të marrin abdes sipas rregullave dhe ta përsosin atë.

Mësime nga hadithi

  1. Është obligim larja e këmbëve gjatë abdesit, se, nëse fshirja do të ishte e lejuar, ai që e lë thembrën pa larë, nuk do të kërcënohej me Zjarr.
  2. Është obligim të përfshihen me ujë të gjitha pjesët që janë të parapara për t'u larë, kështu që kushdo që me dashje ose nga pakujdesia lë një pjesë të vogël të asaj që është obligim për t'u pastruar, namazi i tij nuk është i vlefshëm.
  3. Rëndësia e mësimit dhe udhëzimit të të paditurit.
  4. Dijetari ndalon dhe tërheq vërejtjen në mënyrë të duhur, nëse sheh se obligimet ose veprat e pëlqyeshme po lihen pas dore.
  5. Muhamed Ishak Dehleviu ka thënë: "Përsosja e avdesit është trellojëshe: (1) e detyrueshme (farz), që është larja duke e përfshirë tërësisht vendin një herë, (2) sunet, që është larja e gjymtyrëve nga tri herë, dhe (3) e pëlqyeshme, që është larja e gjymtyrëve nga tri herë dhe duke i larë ato edhe më shumë se ç'është e përcaktuar.

Shfaq përkthimet

52 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية