1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “O Abas, o xhaxhai i të Dërguarit të Allahut, lute Allahun të të japë mirëqenie në këtë botë dhe në botën tjetër!

عَنِ العَبَّاسِ بْنِ عَبْدِ الْمُطَّلِبِ رَضيَ اللهُ عنهُ قَالَ:
قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللهِ، عَلِّمْنِي شَيْئًا أَسْأَلُهُ اللَّهَ عَزَّ وَجَلَّ. قَالَ: «سَلِ اللَّهَ العَافِيَةَ»، فَمَكَثْتُ أَيَّامًا ثُمَّ جِئْتُ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللهِ، عَلِّمْنِي شَيْئًا أَسْأَلُهُ اللَّهَ. فَقَالَ لِي: «يَا عَبَّاسُ، يَا عَمَّ رَسُولِ اللهِ، سَلِ اللَّهَ العَافِيَةَ فِي الدُّنْيَا وَالآخِرَةِ».

Abas ibn Abdulmutalibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton:
Thashë: “O i Dërguari i Allahut, më mëso diçka që ta lus Allahun e Lartadhëruar!” Ai tha: “Kërkoji Allahut mirëqenie!” Pas disa ditësh shkova tek ai dhe i thashë: "O i Dërguari i Allahut, më mëso diçka që ta lus Allahun." Ai më tha: “O Abas, o xhaxhai i të Dërguarit të Allahut, lute Allahun të të japë mirëqenie në këtë botë dhe në botën tjetër!"

Sahih li gajrihi Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi Suneni i Tirmidhiut - 3514

Shpjegimi

Xhaxhai i Profetit ﷺ, Abasi ibn Abdulmutalibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i kërkoi Profetit ﷺ t’i mësonte një dua që të mund t’i drejtohej Allahut me të, kështu që Profeti ﷺ i mësoi atij të kërkonte nga Allahu mirëqenie dhe shpëtim nga sprovat dhe të metat, qoftë në fe, qoftë në këtë botë, qoftë në botën tjetër. Pas disa ditësh, Abasi u kthye përsëri te Profeti ﷺ dhe i kërkoi që t’i mësonte një dua tjetër për t’iu lutur Allahut. Atëherë Profeti ﷺ, me dashamirësi i tha: "O Abas, o xhaxhai i të Dërguarit të Allahut, kërko nga Allahu mirëqenie, që të të largojë çdo të keqe dhe të të sjellë çdo të mirë e dobi, qoftë në këtë botë, qoftë në botën tjetër!

Mësime nga hadithi

  1. Përsëritja e së njëjtës përgjigje nga Profeti ﷺ ndaj Abasit kur ai e pyeti për herë të dytë tregon se mirëqenia është gjëja më e mirë që robi duhet t’i kërkojë Zotit të tij.
  2. Sqarimi i vlerës së mirëqenies dhe faktit se ajo përmban të gjitha të mirat, si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër.
  3. Përkushtimi i sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) për të shtuar dijen dhe të mirat.

Shfaq përkthimet

52 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية