1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Ditën e Kiametit, kur Allahu do t'i tubojë të parët e të fundit, çdo tradhtari do t'i ngrihet një flamur dhe do të thuhet për të: “Kjo është tradhtia e filanit, të birit të filanit!”

عَنِ ابْنِ عُمَرَ رَضيَ اللهُ عنهما قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«إِذَا جَمَعَ اللهُ الْأَوَّلِينَ وَالْآخِرِينَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ يُرْفَعُ لِكُلِّ غَادِرٍ لِوَاءٌ، فَقِيلَ: هَذِهِ غَدْرَةُ فُلَانِ بْنِ فُلَانٍ».

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Ditën e Kiametit, kur Allahu do t'i tubojë të parët e të fundit, çdo tradhtari do t'i ngrihet një flamur dhe do të thuhet për të: “Kjo është tradhtia e filanit, të birit të filanit!”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 1735

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se se në Ditën e Kiametit, kur Allahu i Lartësuar do t’i mbledhë të parët dhe të fundit për llogaridhënie, për çdo tradhtar që nuk e ka përmbushur besëlidhjen që ka lidhur, qoftë me Allahun apo me njerëzit, do të ngrihet një shenjë. Kjo shenjë do ta zbulojë tradhtinë e tij dhe atë ditë do të thirret: Kjo është tradhtia e filanit, birit të filanit, për të nxjerrë në pah ligësinë e veprës së tij para njerëzve në vendtubim (të Ditës së Kiametit).

Mësime nga hadithi

  1. Ndalimi i tradhtisë dhe fakti se ajo është prej mëkateve të mëdha, për shkak të këtij kërcënimi të ashpër që lidhet me të.
  2. Tradhtia që sjell këtë kërcënim të rëndë, është kur dikush të beson jetën, nderin, sekretin ose pasurinë e tij, ndërsa ti e tradhton dhe e shkel besimin që ai ka pasur te besnikëria jote.
  3. Kurtubiu ka thënë: "Ky është një pohim drejtuar arabëve, të cilët kishin zakon të ngrinin një flamur të bardhë për besnikërinë dhe një flamur të zi për tradhtinë, me qëllim qortimin dhe turpërimin e tradhtarit. Hadithi tregon se diçka e ngjashme do t’i ndodhë tradhtarit, kështu që ai do të njihet për tradhtinë e tij në Ditën e Kiametit dhe do të qortohet nga njerëzit në vendtubim (të asaj Dite)."
  4. Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo tregon se njerëzit në Ditën e Kiametit do të thirren sipas etërve të tyre, siç përmendet në fjalën e tij: “Kjo është tradhtia e filanit, birit të filanit.”.

Shfaq përkthimet

40 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية