1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Allahumme leke eslemtu, ve bike amentu, ve alejke tevekkeltu, ve ilejke enebtu, ve bike hasamtu, Allahumme inni eudhu bi izzetike, la ilahe il-la Ente en tuddileni, Entel hajju el-ledhi la jemut, vel xhinu vel insu jemutune", - O Allah, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, në Ty jam mbështetur, te Ti pendohem dhe për Ty armiqësohem! O Allah, kërkoj mbrojtje përmes krenarisë Sate, - nuk ka të adhuruar të denjë përveç Teje, - të më ruash nga devijimi! Ti je i Gjalli që nuk vdes, ndërsa xhinët dhe njerëzit vdesin!”

عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ رَضيَ اللهُ عنهما أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَانَ يَقُولُ:
«اللهُمَّ لَكَ أَسْلَمْتُ، وَبِكَ آمَنْتُ، وَعَلَيْكَ تَوَكَّلْتُ، وَإِلَيْكَ أَنَبْتُ، وَبِكَ خَاصَمْتُ، اللهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِعِزَّتِكَ، لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ أَنْ تُضِلَّنِي، أَنْتَ الْحَيُّ الَّذِي لَا يَمُوتُ، وَالْجِنُّ وَالْإِنْسُ يَمُوتُونَ».

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ lutej kështu:
“Allahumme leke eslemtu, ve bike amentu, ve alejke tevekkeltu, ve ilejke enebtu, ve bike hasamtu, Allahumme inni eudhu bi izzetike, la ilahe il-la Ente en tuddileni, Entel hajju el-ledhi la jemut, vel xhinu vel insu jemutune", - O Allah, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, në Ty jam mbështetur, te Ti pendohem dhe për Ty armiqësohem! O Allah, kërkoj mbrojtje përmes krenarisë Sate, - nuk ka të adhuruar të denjë përveç Teje, - të më ruash nga devijimi! Ti je i Gjalli që nuk vdes, ndërsa xhinët dhe njerëzit vdesin!”

Sahih متفق عليه، وهذا لفظ مسلم ورواه البخاري مختصرًا Sahihu i Muslimit - 2717

Shpjegimi

Profeti ﷺ lutej: "O Allah, Ty të jam dorëzuar, dhe nënshtruar, Ty të kam besuar plotësisht dhe të kam pranuar. Në Ty jam mbështetur dhe e kam lënë çëshjen time. Te Ti pendohem dhe kthehem, dhe për Ty armiqësohem me armiqtë e Tu! O Allah, kërkoj mbrojtje dhe mbështetje përmes Krenarisë Sate dhe mbrojtjes dhe Epërsisë Sate. Nuk ka të adhuruar të denjë përveç Teje! Vetëm Ti e meriton adhurimin. Të më ruash nga devijimi nga udhëzimi dhe përkrahja (suksesi) për ta arritur kënaqësinë Tënde.Ti je i Gjalli që nuk vdes e nuk shuhet, ndërsa xhinët dhe njerëzit vdesin!”

Mësime nga hadithi

  1. Është e ligjshme që lutja të fillohet me lavdërim para se të bëhet ndonjë kërkesë.
  2. Është obligim të mbështetemi vetëm te Allahu i Lartësuar dhe prej Tij të kërkojmë mbrojtje, sepse Ai i zotëron cilësitë e përsosmërisë. Vetëm Ai meriton të mbështetemi tek Ai, ndërsa të gjitha krijesat janë të pafuqishme dhe në fund i nënshtrohen vdekjes, prandaj nuk janë të denja për t’u mbështetur.
  3. Duhet ndjekur shembulli i Profetit ﷺ në lutje me këto fjalë gjithëpërfshirëse dhe përmbledhëse, të cilat shprehin besimin e vërtetë dhe bindjen e plotë.
  4. Sindiu ka thënë: "Fjala e Profetit ﷺ, 'Ti je i Gjalli' do të thotë: 'Duhet të kërkojmë strehim te Ti dhe te askush tjetër.'''

Shfaq përkthimet

43 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية