1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Do t'i ndiqni traditat e atyre që ishin para jush: pëllëmbë për pëllëmbe, e kut për kuti

عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«لَتَتَّبِعُنَّ سَنَنَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ، شِبْرًا بِشِبْرٍ، وَذِرَاعًا بِذِرَاعٍ، حَتَّى لَوْ دَخَلُوا فِي جُحْرِ ضَبٍّ لَاتَّبَعْتُمُوهُمْ» قُلْنَا: يَا رَسُولَ اللهِ آلْيَهُودَ وَالنَّصَارَى؟ قَالَ: «فَمَنْ؟».

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Do t'i ndiqni traditat e atyre që ishin para jush: pëllëmbë për pëllëmbe, e kut për kuti. Madje, sikur ata të hynin në vrimë të hardhucës, ju do t'i ndiqnit.” Ne i thamë: "O i Dërguari i Allahut, e ke fjalën se do t'i ndjekim hebrenjtë dhe të krishterët?" Ai tha: “E kë tjetër?”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 2669

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tegon se si do të jetë gjendja e disa pjesëtarëve të umetit të tij pas vdekjes së tij, të cilët do të ndjekin rrugën e hebrenjve dhe të krishterëve në besimet, veprimet, zakonet dhe traditat e tyre, duke i ndjekur me shumë kujdes, pëllëmbë për pëllëmbe, kut për kuti. Madje, sikur ata të hynin në vrimë të hardhucës, ata do të hynin pas tyre.

Mësime nga hadithi

  1. Ky hadith është një prej profecive të Profetit ﷺ; ai lajmëroi për këtë fenomen para se të ndodhte, sakaq ndodhi ashtu siç lajmëroi.
  2. Muslimanët e kanë të ndaluar t'i ngjajnë jobesimtarëve, qoftë në besimet, adhurimet, festat, apo uniformat që janë specifike për ta.
  3. Sqarimi i çështjeve abstrakte me shembuj konkretë është prej metodave të mësimdhënies në Islam.
  4. Hardhuca (ar. ed-dabb) është kafshë, strofulla e së cilës është jashtëzakonisht e errët dhe mban erë të keqe. Ai është zvarranik që gjendet shpesh në shkretëtira. Arsyeja e specifikimit të strofullës së hardhucës është fakti se ajo është e ngushtë dhe e ndyrë, e, megjithatë, ata i ndjekin hapat e tyre dhe e pasojnë rrugën e tyre, saqë, nëse do të kishin hyrë në këtë ngushticë kaq të ndyrë, do të ishin pajtuar me ta! Allahut i kërkojmë ndihmë të na ruajë!

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية