1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Nuk keni për të hyrë në Xhenet derisa të besoni, e nuk keni për të besuar derisa të duheni mes vete. A t’ju tregoj për një gjë që, nëse e bëni, do të duheni ndërmjet vete? Përhapeni selamin në mesin tuaj!”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«لَا تَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ حَتَّى تُؤْمِنُوا، وَلَا تُؤْمِنُوا حَتَّى تَحَابُّوا، أَوَلَا أَدُلُّكُمْ عَلَى شَيْءٍ إِذَا فَعَلْتُمُوهُ تَحَابَبْتُمْ؟ أَفْشُوا السَّلَامَ بَيْنَكُمْ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
“Nuk keni për të hyrë në Xhenet derisa të besoni, e nuk keni për të besuar derisa të duheni mes vete. A t’ju tregoj për një gjë që, nëse e bëni, do të duheni ndërmjet vete? Përhapeni selamin në mesin tuaj!”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 54

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se vetëm besimtarët do të hyjnë në Xhenet dhe besimi nuk është i plotë dhe gjendja e shoqërisë islame nuk përmirësohet derisa ata të duan njëri-tjetrin. Pastaj Profeti ﷺ na drejtoi drejt gjërave më të mira, përmes të cilave mbizotëron dashuria, që janë: përhapja e selamit mes muslimanëve, të cilën Allahu e ka bërë përshëndetje për robërit e Tij.

Mësime nga hadithi

  1. Hyrja në Xhenet është e kushtëzuar me iman (besim).
  2. Prej besimit të plotë është që muslimani ta dojë për vëllanë e tij (musliman) atë që e do për vete.
  3. Është e pëlqyeshme që selami (përshëndetja) islame të përhapet dhe të jepet në mesin e muslimanëve, sepse kështu përhapet dashuria dhe siguria mes tyre.
  4. Selami (përshëndetja islame) i jepet vetëm atij që është musliman, bazuar në pjesën e hadithit: "në mesin tuaj."
  5. Dhënia e selamit (përshëndetjes islame) e largon këputjen e lidhjes, bojkotit dhe armiqësisë.
  6. Rëndësia e dashurisë mes muslimanëve dhe se ajo është prej besimit të plotë.
  7. Në një hadith tjetër qëndron se forma e plotë e selamit është: "Es-Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu." Por, mjafton edhe: "Es-selamu alejkum."

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية