1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Kushdo që përkujdeset për dy vajza, derisa të rriten, në Ditën e Kiametit do të jetë afër meje kështu,- dhe i bashkoi gishtat

عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«مَنْ عَالَ جَارِيَتَيْنِ حَتَّى تَبْلُغَا جَاءَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَنَا وَهُوَ» وَضَمَّ أَصَابِعَهُ.

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kushdo që përkujdeset për dy vajza, derisa të rriten, në Ditën e Kiametit do të jetë afër meje kështu,- dhe i bashkoi gishtat."

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2631

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se kushdo që është begatuar me dy vajza ose dy motra dhe kujdeset për to, duke u siguruar furnizimin, edukimin, udhëzimin drejt së mirës dhe tërheqjen e vërejtjes nga e keqja dhe të ngjashme me këto, derisa të rriten dhe të arrijnë moshën madhore, ai do të jetë në Ditën e Kiametit bashkë me Profetin ﷺ "...si këto dy" (gishta): dhe ai bashkoi gishtin tregues dhe të mesit.

Mësime nga hadithi

  1. Shpërblimi i madh është për atë që kujdeset për vajzat, duke u siguruar furnizimin dhe edukimin, derisa të martohen ose të arrijnë moshën madhore, dhe e njëjta vlen edhe për motrat.
  2. Shpërblimi për kujdesin ndaj vajzave është më i madh se ai për djemtë, sepse një shpërblim i tillë nuk është përmendur në të njëjtën mënyrë për ta. Kjo ndodh se furnizimi dhe kujdesi për vajzat është më i madh sesa për djemtë, pasi ato janë më të ndjeshme dhe nuk mund t'i menaxhojnë çështjet e tyre siç bëjnë djemtë. Gjithashtu, ndaj tyre nuk ekziston ai interes nga babai për t’u mbështetur te forca e tyre kundër armiqve, për të mbajtur gjallë emrin e tij apo për vazhdimësinë e pasardhësve të tij, ashtu siç ndodh me djemtë. Prandaj, kujdesi për to kërkon durim dhe sinqeritet nga ai që shpenzon për to, me një qëllim të pastër, dhe për këtë arsye shpërblimi është i madh, aq sa ai bëhet shoqërues i Profetit ﷺ në Ditën e Kiametit.
  3. Shenjat e pubertetit për një vajzë janë: arritja e moshës pesëmbëdhjetë vjeç, menstruacionet edhe nëse ndodhin para kësaj moshe, shfaqja e qimeve të trasha që rriten rreth organeve gjenitale dhe dalja e spermës gjatë gjumit për shkak të ëndërrave.
  4. Kurtubiu ka thënë: "Me arritjen e pubertetit, ai ka për qëllim arritjen e një gjendjeje, ku ata mund të jenë të pavarur në çështjet e tyre. Kjo, në rastin e grave, ndodh vetëm kur burrat e tyre kanë kontakt intim me to. Pra, ai nuk po i referohet arritjes së pubertetit përmes menstruacioneve dhe gjendjes kur është e ngarkuar me obligime fetare, pasi një vajzë mund të martohet edhe para kësaj dhe të mos ketë më nevojë për kujdesin e kujdestarit, ose mund të ketë menstruacione pa qenë ende e pavarur në asnjë nga interesat e saj, dhe nëse lihet e vetme, mund të humbasë dhe çështjet e saj të shkatërrohen. Përkundrazi, në këtë gjendje ajo ka edhe më shumë të drejtë për mbrojtje dhe përkujdesje nga kujdestari i saj, derisa të arrijë mbrojtje të plotë dhe të dëshirojë të martohet. Për këtë arsye, dijetarët tanë kanë thënë se detyrimi i babait për të siguruar jetesën e vajzës së tij nuk hiqet me arritjen e pubertetit, por vetëm kur burri i saj ka kontakt intim me të."

Shfaq përkthimet

51 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية