1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Ai që thërret në udhëzim, do të ketë shpërblim aq sa kanë edhe ata që e pasojnë, pa u zvogëluar aspak shpërblimi i atyre

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«مَنْ دَعَا إِلَى هُدًى كَانَ لَهُ مِنَ الْأَجْرِ مِثْلُ أُجُورِ مَنْ تَبِعَهُ، لَا يَنْقُصُ ذَلِكَ مِنْ أُجُورِهِمْ شَيْئًا، وَمَنْ دَعَا إِلَى ضَلَالَةٍ كَانَ عَلَيْهِ مِنَ الْإِثْمِ مِثْلُ آثَامِ مَنْ تَبِعَهُ، لَا يَنْقُصُ ذَلِكَ مِنْ آثَامِهِمْ شَيْئًا».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Ai që thërret në udhëzim, do të ketë shpërblim aq sa kanë edhe ata që e pasojnë, pa u zvogëluar aspak shpërblimi i atyre, por edhe ai që thërret në lajthitje, do të ketë mëkat po aq sa kanë edhe ata që e pasojnë, pa u zvogëluar aspak mëkati i tyre.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2674

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se ai që i udhëzon dhe i nxit njerëzit drejt një rruge në të cilën ka hak (të vërtetë) dhe mirësi, qoftë me fjalë, qoftë me vepër, do të ketë shpërblim të ngjashëm me atë të atyre që e pasojnë, pa iu zvogëluar shpërblimi i këtyre të fundit. Po ashtu, ai që i udhëzon e i përudh njerëzit drejt një rruge të kotë dhe të keqe që përmban mëkat dhe të bërët keq ose diçka që nuk lejohet, qoftë me fjalë, qoftë me vepër, atëherë ai do ta bartë barrën e barabartë të mëkatit të atyre që e ndjekin, pa u zvogëluar asgjë nga mëkatet e tyre.

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e thirrjes për në udhëzim, qoftë pak, qoftë shumë, dhe se thirrësi e ka shpërblimin të ngjashëm me atë që vepron (sipas udhëzimit të tij), e kjo është nga mirësia e madhe e Allahut dhe bujaria e Tij e përsosur.
  2. Rreziku i thirrjes drejt devijimit, qoftë i vogël, qoftë i madh, dhe se thirrësi e ka barrën e mëkatit të njëjtë sikurse vepruesi.
  3. Shpërblimi është sipas llojit të veprës: ai që thërret drejt së mirës, do ta ketë shpërblimin të barabartë me shpërblimin e vepruesit, sikundërqë ai që thërret drejt së keqes, do të ketë barrë të barabartë mëkati me atë që e vepron.
  4. Muslimani duhet të ruhet që të mos merret shembull nga të tjerët, duke bërë mëkat haptazi, teksa e shohin njerëzit, sepse ai bën mëkat, meqë të tjerët e imituan, edhe nëse ai nuk i inkurajoi për të bërë këtë.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية