1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Më janë dhënë pesë gjëra që nuk i janë dhënë askujt (prej pejgamberëve) para meje

عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ رضي الله عنهما أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«أُعْطِيتُ خَمْسًا لَمْ يُعْطَهُنَّ أَحَدٌ قَبْلِي: نُصِرْتُ بِالرُّعْبِ مَسِيرَةَ شَهْرٍ، وَجُعِلَتْ لِي الأَرْضُ مَسْجِدًا وَطَهُورًا، فَأَيُّمَا رَجُلٍ مِنْ أُمَّتِي أَدْرَكَتْهُ الصَّلاَةُ فَلْيُصَلِّ، وَأُحِلَّتْ لِي المَغَانِمُ، وَلَمْ تَحِلَّ لِأَحَدٍ قَبْلِي، وَأُعْطِيتُ الشَّفَاعَةَ، وَكَانَ النَّبِيُّ يُبْعَثُ إِلَى قَوْمِهِ خَاصَّةً وَبُعِثْتُ إِلَى النَّاسِ عَامَّةً».

Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Më janë dhënë pesë gjëra që nuk i janë dhënë askujt (prej pejgamberëve) para meje: jam ndihmuar me lemerinë (që i zë armiqtë e mi) në distancë sa një muaj rrugëtim, toka më është bërë vendfalje dhe mjet pastrimi, andaj këdo prej umetit tim që namazi e zë, le të falet aty (duke marrë tejemum me dhé të pastër). Më është lejuar plaçka e luftës, gjë që nuk i është lejuar askujt para meje. Më është dhënë e drejta për ndërmjetësim (shefat). Të dërguarit para meje janë dërguar te një popull i caktuar, kurse unë jam dërguar te të gjithë njerëzit."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 335

Shpjegimi

Në këtë hadith Profeti ﷺ tregoi se Allahu ia dhuroi pesë tipare që nuk ia dha asnjë pejgamberi para tij:
Së pari: jam ndihmuar me lemerinë, e cila hidhet në zemrat e armiqve të mi, edhe nëse mes meje dhe tyre ka një distancë rrugëtimi prej një muaji.
Së dyti: toka na është bërë vendfalje dhe ne mund të falemi kudo që të jemi, si dhe na është bërë mjet pastrimi me dhé, kur nuk mund të gjejmë ujë.
Së treti: na janë lejuar plaçkat e luftës, rrjedhimisht ato që i marrin muslimanët në luftën e tyre kundër jobesimtarëve.
Së katërti: më është dhënë ndërmjetësimi (shefati) i madh për t’i rehatuar njerëzit nga tmerri i qëndrimit në Ditën e Kiametit.
Së pesti: jam dërguar te të gjithë krijesat, përfshirë njerëzit e xhinët, ndryshe nga profetët para meje, të cilët ishin dërguar vetëm te popujt e tyre.

Mësime nga hadithi

  1. Është e ligjshme që robi t'i numërojë begatitë e Allahut ndaj tij, duke i shfaqur dhe duke e falënderuar Allahun për to.
  2. Mirësia e Allahut të Lartmadhëruar ndaj këtij umeti dhe Profetit të tij, meqë i veçoi me këto gjëra.
  3. Është obligim të kryhet namazi në kohën e tij, pavarësisht rrethanave, kështu që namazliu vepron gjithçka që mundet nga kushtet, shtyllat dhe obligimet e namazit.
  4. Ndërmjetësimi (shefati), që është i veçantë për Profetin ﷺ kundrejt të gjithë profetëve të tjerë, është disa llojesh. Një prej tyre është ndërmjetësimi, që e bën që të fillojë gjykimi mes njerëzve. Një tjetër është ndërmjetësimi i tij për hyrjen e xhenetlinjve në Xhenet. Po ashtu, ndërmjetësimi i tij i veçantë për xhaxhain e tij, Ebu Talibin, për t’ia lehtësuar dënimin e Zjarrit, por jo për ta nxjerrë nga Zjarri, sepse ai vdiq si jobesimtar.
  5. Profeti ﷺ ka shumë cilësi të veçanta që nuk janë përmendur në këtë hadith, ndër të cilat: atij i është dhënë aftësia për të folur me fjalë të shkurtra, të cilat ngërthejnë në vete kuptime të shumta, me të ka përfunduar zinxhiri i profetëve, rreshtat tanë në namaz janë bërë si rreshtat e melekëve, si dhe veçori të tjera të shumta.

Shfaq përkthimet

52 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية