1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “E the një fjalë, që sikur të përzihej me ujin e detit, do ta turbullonte atë.”

عَنْ عَائِشَةَ أُمِّ المؤْمنينَ رَضيَ اللهُ عنها قَالَت:
قُلْتُ لِلنَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: حَسْبُكَ مِنْ صَفِيَّةَ كَذَا وَكَذَا، -قَالَ أَحدُ الرُّوَاةِ: تَعْنِي قَصِيرَةً- فَقَالَ: «لَقَدْ قُلْتِ كَلِمَةً لَوْ مُزِجَتْ بِمَاءِ الْبَحْرِ لَمَزَجَتْهُ» قَالَتْ: وَحَكَيْتُ لَهُ إِنْسَانًا، فَقَالَ: «مَا أُحِبُّ أَنِّي حَكَيْتُ إِنْسَانًا وَأَنَّ لِي كَذَا وَكَذَا».

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“I thashë Profetit ﷺ: “Mjafton që Safija është kështu e ashtu.” Disa transmetues thonë: "Donte të thoshte se ishte e shkurtër." Atëherë Pejgamberi ﷺ më tha: “E the një fjalë, që sikur të përzihej me ujin e detit, do ta turbullonte atë.” Ajo sërish tregon: “Njëherë ia imitova një person, porse Profeti ﷺ më tha: “Unë nuk kam dëshirë ta imitojë dikë, qoftë edhe nëse shpërblehem me kaq e me kaq.”

Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi Suneni i Ebu Davudit - 4875

Shpjegimi

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha Profetit ﷺ: “Mjafton për ty që Safija” - duke pasur për qëllim nënën e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se njëra prej të metave të saj trupore ishte se ajo ishte e shkurtër. Atëherë ai u përgjigj: “E the një fjalë, që sikur të përzihej me ujin e detit, do ta mbulonte, do ta ndryshonte dhe do ta prishte atë.” Ajo shtoi: “Unë e imitova dikë me nënçmim.” Atëherë Profeti ﷺ tha: “Nuk do të isha i kënaqur ta përmendja të metën e askujt, as ta imitoja dikë në veprime apo fjalë me nënçmim, qoftë edhe sikur për këtë të më jepej një pasuri e madhe nga kjo botë.”

Mësime nga hadithi

  1. Paralajmërim dhe kërcënim ndaj atyre që bëjnë përgojim.
  2. Imitimi i pamjes ose i veprimeve të të tjerëve në mënyrë përçmuese apo nënvleftësuese, konsiderohet përgojim i ndaluar.
  3. Përshkrimi i të metave trupore të të tjerëve është një formë përgojimi.
  4. Kadi ka thënë: “Përzierja”, do të thotë bashkim dhe ndryshim i gjendjes, duke i shtuar diçka tjetër. Kuptimi këtu është se, po të ishte ky përgojim diçka që do të përzihej me ujin e detit, ai do ta ndryshonte gjendjen e tij, pavarësisht madhësisë dhe bollëkut të detit. Kësisoj, sa më shumë do të ndikonte në një sasi të kufizuar veprash, nëse do të përzihej me to."
  5. Sqarim i një pjese të xhelozisë, që mund të ndodhë mes grave.
  6. Profeti ﷺ nuk e miratoi të keqen.
  7. Zvogëlimi i vlerës së kësaj bote dhe i gjithçkaje që ajo përmban, kur krahasohet me kënaqësinë e Allahut të Lartësuar dhe shmangien e hidhërimit të Tij.
  8. Islami është fe e moralit të lartë dhe urdhëron ruajtjen e nderit të njerëzve nga shkelja, qoftë me fjalë apo veprime, sepse një sjellje e tillë mbjell armiqësi dhe urrejtje mes muslimanëve.

Shfaq përkthimet

43 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية