1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi E takova Ibrahimin natën kur u ngrita për në Isra, e në atë rast më tha: "O Muhamed, përshëndete umetin tënd me selam nga ana ime dhe informoji se Xheneti ka tokë të mirë, ujë të ëmbël

عَنِ ابْنِ مَسْعُودٍ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«لَقِيتُ إِبْرَاهِيمَ لَيْلَةَ أُسْرِيَ بِي فَقَالَ: يَا مُحَمَّدُ، أَقْرِئْ أُمَّتَكَ مِنِّي السَّلاَمَ، وَأَخْبِرْهُمْ أَنَّ الجَنَّةَ طَيِّبَةُ التُّرْبَةِ عَذْبَةُ الْمَاءِ، وَأَنَّهَا قِيعَانٌ، وَأَنَّ غِرَاسَهَا سُبْحَانَ اللهِ وَالحَمْدُ لِلَّهِ وَلاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَاللَّهُ أَكْبَرُ».

Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"E takova Ibrahimin natën kur u ngrita për në Isra, e në atë rast më tha: "O Muhamed, përshëndete umetin tënd me selam nga ana ime dhe informoji se Xheneti ka tokë të mirë, ujë të ëmbël, dhe se ajo është e sheshtë dhe e rrafshuar, dhe se mbjelljet e tij janë: subhanallah, elhamdulillah, la ilahe il-lallah dhe Allahu ekber (I Lartësuar është Allahu, falënderimi i takon Allahut, s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe Allahu është më i Madhi)."

Hasen bi shevahidihi Transmeton Tirmidhiu Suneni i Tirmidhiut - 3462

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se e takoi Ibrahimin (alejhi selam), mikun e ngushtë të Allahut, natën e Israsë dhe Miraxhit, i cili i tha: "O Muhamed, përshëndete umetin tënd me selam nga ana ime dhe informoji se Xheneti ka tokë të mirë, ujë të ëmbël e pa kripë, dhe se Xheneti është i gjerë e i sheshtë, pa pemë, dhe mbjelljet e tij janë fjalët e mira, dhe se ato janë fjalë të qëndrueshme dhe të mira: subhanallah, elhamdulillah, la ilahe il-lallah dhe Allahu ekber. Sa herë që muslimani i thotë dhe i përsërit këto fjalë, për secilën herë do t’i mbillet një pemë në Xhenet."

Mësime nga hadithi

  1. Inkurajimi për të vazhduar me përmendjen e Allahut, për të shtuar mbjelljet në Xhenet.
  2. Vlera e umetit islam qëndron në faktin se Ibrahimi (alejhi selem), u çoi atyre selam.
  3. Ibrahimi (alejhi selam) e inkurajoi umetin e Muhamedit ﷺ që ta shtojnë përmendjen e Allahut të Lartësuar.
  4. Tibiu ka thënë: "Xheneti ka një tokë të sheshtë. Më pas Allahu i Lartësuar, me mirësinë e Tij, ka krijuar në të pemë dhe pallate sipas veprave të robërve: për secilin rob që ka punuar, do të ketë në varësi të veprës së tij. E, pasi Allahu ia ka lehtësuar atij veprën për të cilën është krijuar, që të fitojë shpërblimin, atëherë Ai e ka bërë atë si mbjellës të atyre pemëve."

Shfaq përkthimet

50 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية