1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Mos u paraprini hebrenjve dhe të krishterëve me selam, e kur të takoni ndonjërin prej tyre në rrugë, detyrojeni të kalojë nëpër pjesën më të ngushtë të rrugës.”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«لَا تَبْدَؤوا الْيَهُودَ وَلَا النَّصَارَى بِالسَّلَامِ، فَإِذَا لَقِيتُمْ أَحَدَهُمْ فِي طَرِيقٍ فَاضْطَرُّوهُ إِلَى أَضْيَقِهِ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Mos u paraprini hebrenjve dhe të krishterëve me selam, e kur të takoni ndonjërin prej tyre në rrugë, detyrojeni të kalojë nëpër pjesën më të ngushtë të rrugës.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2167

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ndalon që t'u paraprihet hebrenjve dhe të krishterëve me selam, madje edhe nëse ata janë dhimmij (të mbrojtur), e lëre më me të tjerët nga radhët e jobesimtarëve. Ai gjithashtu shpjegoi se nëse takojmë ndonjë prej tyre në rrugë, i detyrojmë të kalojnë në pjesën më të ngushtë të rrugës. Besimtari është ai që ecën në mes të rrugës, ndërsa ai që largohet mënjanë është jobesimtari. Asnjëherë nuk duhet të jetë muslimani i përçmuar.

Mësime nga hadithi

  1. Nuk lejohet që një musliman t'u paraprijë hebrenjve, të krishterëve apo jobesimtarëve të tjerë me selam.
  2. Është e lejuar t'ua kthesh selamin atyre, nëse ata fillojnë selamin të parët, duke u thënë: "Ue alejkum - edhe mbi ju."
  3. Nuk lejohet që një musliman të synojë ta dëmtojë një jobesimtar, duke e detyruar atë të kalojë në pjesën më të ngushtë të rrugës pa arsye. Por, nëse rruga është e ngushtë ose e mbushur, muslimani ka më shumë të drejtë të kalojë, ndërsa jobesimtari largohet mënjanë.
  4. Të shfaqet krenaria e muslimanëve dhe nënshtrimi i të tjerëve, pa bërë padrejtësi apo pa thënë fjalë të pahijshme.
  5. Ngushtimi ndaj jobesimtarëve (siç u cek në hadith) është për shkak të mosbesimit të tyre ndaj Allahut të Lartësuar. E ky veprim mund të jetë shkak për pranimin e Islamit, kësisoj të shpëtojnë nga Zjarri, nëse kjo i shtyn ata të kërkojnë e ta dinë arsyen e këtij veprimi.
  6. Nuk ka problem që muslimani t'i thotë një jobesimtari fillimisht: "Si je?", "Si je gdhirë?", "Si je ngrysur?" dhe të ngjashme, nëse është e arsyeshme, sepse ndalimi (në hadithe) është i lidhur me dhënien e selamit.
  7. Tibiu ka thënë: "Qëndrimi më i zgjedhur është që bidatçiut (përhapësit të risive në fe) nuk i jepet selami i pari. E nëse ai i jep selam dikujt që nuk e njeh, e më pas rezulton të jetë dhimmi (jomusliman që jeton nën mbrojtjen islame) ose bidatçi, atëherë dhënësi i selamit thotë: 'E tërhoqa mbrapsht selamin tim', për ta nënvlerësuar kështu personin e tillë.'"

Shfaq përkthimet

50 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية