1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga humbja e begative të Tua, nga largimi i shëndetit që ma ke dhënë, nga zemërimi Yt i befasishëm dhe nga gjithë hidhërimi Yt!”

عَنْ عَبْدِ اللهِ بْنِ عُمَرَ رضي الله عنهما قَالَ: كَانَ مِنْ دُعَاءِ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«اللهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ زَوَالِ نِعْمَتِكَ، وَتَحَوُّلِ عَافِيَتِكَ، وَفُجَاءَةِ نِقْمَتِكَ، وَجَمِيعِ سَخَطِكَ».

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ lutej me fjalët:
“O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga humbja e begative të Tua, nga largimi i shëndetit që ma ke dhënë, nga zemërimi Yt i befasishëm dhe nga gjithë hidhërimi Yt!”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2739

Shpjegimi

Profeti ﷺ kërkoi nga Allahu ta mbrojë nga katër çështje:
E para: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga humbja e begative të Tua", qofshin ato fetare apo të kësaj bote, si dhe të qëndroj i palëkundur në Islam dhe të shmang mëkatet që i largojnë begatitë.
E dyta: "...nga largimi i shëndetit që ma ke dhënë" duke u kthyer në fatkeqësi; prandaj kërkoj prej Teje vazhdimësinë e mirëqenies dhe mbrojtjen nga dhembjet dhe sëmundjet.
E treta: "...nga zemërimi Yt i befasishëm", qoftë fatkeqësi apo bela. Kur ndëshkimi dhe dënimi vjen papritur dhe befasishëm, nuk mbetet kohë për pendim dhe përmirësim, dhe goditja bëhet më e rëndë dhe më e vështirë.
E katërta: "...dhe nga gjithë hidhërimi Yt" dhe të gjitha shkaqet që e sjellin hidhërimin; sepse ai me të cilin Ti hidhërohesh, ka dështuar dhe ka humbur.
I Dërguari ﷺ e përmendi lutjen në formën shumës, në mënyrë që të përfshijë të gjitha shkaqet e hidhërimit të Allahut të Lartësuar, qoftë nga fjalët, veprat apo bindjet.

Mësime nga hadithi

  1. Profeti ﷺ është i nevojshëm dhe i varfër për Allahun e Lartësuar.
  2. Kjo lutje e bekuar kërkimbrojtëse përfshin udhëzimin për të falënderuar mirësitë dhe ruajtjen nga rënia në mëkate, sepse ato largojnë mirësitë.
  3. Kujdesi për t'u larguar nga vendet që sjellin hidhërimin e Allahut të Lartësuar.
  4. I Dërguari ﷺ kërkoi mbrojtje që Allahu ta ruajë nga ndëshkimi i Tij i befasishëm, sepse kur Ai e ndëshkon një rob, e kaplon një fatkeqësi që as vetë nuk mund ta shmangë dhe nuk mund ta largojë as përmes të gjithë krijesave, edhe sikur të bashkohen të gjithë.
  5. I Dërguari ﷺ kërkoi mbrojtje që Allahu ta ruajë nga ndryshimi i mirëqenies së dhënë prej Allahut të Lartësuar, sepse kur Allahu e veçon një njeri me mirëqenie e Tij, ai fiton të mirat e të dy botëve. Nëse kjo i hiqet, atëherë goditet nga e keqja e të dy botëve, sepse mirëqenia sjell rregullimin e fesë dhe të kësaj bote.

Shfaq përkthimet

50 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية