1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga barra e rëndë e borxhit, nga mbizotërimi i armikut dhe nga gëzimi i armiqve (për fatkeqësinë time!)

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرِو بْنِ الْعَاصِ رضي الله عنهما أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَانَ يَدْعُو بِهَؤُلَاءِ الْكَلِمَاتِ:
«اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ غَلَبَةِ الدَّيْنِ، وَغَلَبَةِ الْعَدُوِّ، وَشَمَاتَةِ الْأَعْدَاءِ».

Abdullah ibn Amr ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ lutej me këto fjalë:
"O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga barra e rëndë e borxhit, nga mbizotërimi i armikut dhe nga gëzimi i armiqve (për fatkeqësinë time!)"

Sahih Transmetojnë Nesaiu dhe Ahmedi Suneni i Nesaiut - 5475

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith kërkoi mbrotje që Allahu ta ruajë nga disa gjëra:
E para: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde", strehohem dhe mbështetem te Ti, e jo të dikujt tjetër. "...nga mbizotërimi i borxhit", nga pushtimi i tij, shqetësimi dhe fatkeqësia që sjell, dhe të kërkoj ndihmë për ta paguar dhe kthyer atë.
E dyta: "...mbizotërimi i armikut", pushtimi dhe sundimi i tij, dhe kërkoj të na ndihmosh për ta ndaluar dëmin e tij dhe për të triumfuar mbi të.
E treta: "...dhe nga gëzimi i armiqve", për fatkeqësitë dhe sprovat që u ndodhin muslimanëve.

Mësime nga hadithi

  1. Inkurajimi për t'i kërkuar mbrojtje Allahut nga çdo gjë që pengon në adhurim dhe sjell shqetësime, siç është borxhi dhe gjëra të tjera.
  2. Borxhi në vetvete nuk përbën asnjë problem, por problemi është për ata që nuk kanë mundësi ta paguajnë borxhin, e ky është borxhi që mbizotëron.
  3. Njeriu duhet t'i shmang ato gjëra për të cilat mund të kritikohet dhe të përbuzet.
  4. Sqarimi i armiqësisë së jobesimtarëve ndaj besimtarëve dhe gëzimit të tyre kur u ndodhin besimtarëve fatkeqësi.
  5. Shfaqja e gëzimit të armiqve për fatkeqësinë që e godet një njeri, është më e rëndë për të sesa vetë fatkeqësia.

Shfaq përkthimet

50 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية