1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Biri i Ademit më përgënjeshtroi e atij nuk i takonte ta bënte një gjë të tillë! Ai më ofendoi e atij nuk i takonte ta bënte një gjë të tillë!

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ:
عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: «قَالَ اللَّهُ: كَذَّبَنِي ابْنُ آدَمَ وَلَمْ يَكُنْ لَهُ ذَلِكَ، وَشَتَمَنِي وَلَمْ يَكُنْ لَهُ ذَلِكَ، فَأَمَّا تَكْذِيبُهُ إِيَّايَ فَقَوْلُهُ: لَنْ يُعِيدَنِي، كَمَا بَدَأَنِي، وَلَيْسَ أَوَّلُ الخَلْقِ بِأَهْوَنَ عَلَيَّ مِنْ إِعَادَتِهِ، وَأَمَّا شَتْمُهُ إِيَّايَ فَقَوْلُهُ: اتَّخَذَ اللَّهُ وَلَدًا وَأَنَا الأَحَدُ الصَّمَدُ، لَمْ أَلِدْ وَلَمْ أُولَدْ، وَلَمْ يَكُنْ لِي كُفْؤًا أَحَدٌ».

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet
se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Allahu ka thënë: "Biri i Ademit më përgënjeshtroi e atij nuk i takonte ta bënte një gjë të tillë! Ai më ofendoi e atij nuk i takonte ta bënte një gjë të tillë! Ai më përgënjeshtroi kur tha: "Ai Nuk do të më rikthejë në gjendjen fillestare!" Ndërkohë që krijimi i parë nuk është më i lehtë për Mua se rikrijimi i tij. Dhe më ofendoi kur tha: "Allahu ka bërë një fëmijë" Ndërkohë që Unë jam i Vetmi dhe i Panevoji, as kam lindur e as jam i lindur dhe askush nuk është i njëjtë me Mua!"

Sahih Transmeton Buhariu Sahihu i Buhariut - 4974

Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) përmes këtij hadithi kudsi shpjegon se Allahu i Madhëruar ka treguar lidhur me idhujtarët dhe të pafetë se ata e përgënjeshtrojnë Atë dhe e përshkruajnë Atë me mangësi dhe të meta. E një gjë e tillë nuk u takon që ta bëjnë.
Përgënjeshtrimi që ata i bënë Allahut është se ata pretenduan që Allahu nuk do t'i rikthejë për së dyti në jetë pasi të kenë vdekur, sikurse i krijoi herën e parë nga asgjëja! Allahu iu përgjigj se Ai që i krijoi ata për herë të parë nga asgjëja është i aftë që t'i rikrijojë ata përsëri, madje kjo është dhe më e lehtë, edhe pse në raport me Allahun të dyja çështjet; krijimi fillestar dhe rikrijimi janë të barabarta, ngase Ai është i aftë për çdo gjë.
Ndërsa ofendimi që ata i bënë Atij është se thanë që Ai ka një fëmijë. Këtij pretendimi Ai iu përgjigj se Ai është i Vetmi dhe se Atij i takojnë të gjitha përsosuritë në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Ai është i pastër nga çdo mangësi dhe e metë. Ai është i panevojë e nuk ka nevojë për askënd, ndërsa të gjitha krijesat kanë nevojë për Të. Ai nuk është prind i askujt dhe as fëmija i askujt dhe asgjë nuk është e barabartë apo e njëjtë me Të. I Pastër dhe i Patëmeta është Ai!

Mësime nga hadithi

  1. Pohimi i fuqisë absolute për Allahun e Madhëruar.
  2. Pohimi i ringjalljes pas vdekjes.
  3. Dezertimi i atij që mohon ringjalljen ose i përshkruan fëmijë Allahut të Madhëruar.
  4. Allahu i Madhëruar nuk ka as të ngjashëm e as të njëjtë.
  5. Gjerësia e urtësisë së Allahut të Madhëruar dhe afatizimi i idhujtarëve, në mënyrë që ata të mund të pendohen dhe të kthehen mbrapsht.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية