1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Allahu solli një shembull: një rrugë të drejtë

عَنْ النَّوَّاسِ بْنِ سَمْعَانَ الْأَنْصَارِيِّ رضي الله عنه عَنْ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«ضَرَبَ اللهُ مَثَلًا صِرَاطًا مُسْتَقِيمًا، وَعَلَى جَنْبَتَيْ الصِّرَاطِ سُورَانِ، فِيهِمَا أَبْوَابٌ مُفَتَّحَةٌ، وَعَلَى الْأَبْوَابِ سُتُورٌ مُرْخَاةٌ، وَعَلَى بَابِ الصِّرَاطِ دَاعٍ يَقُولُ: أَيُّهَا النَّاسُ، ادْخُلُوا الصِّرَاطَ جَمِيعًا، وَلَا تَتَعَرَّجُوا، وَدَاعٍ يَدْعُو مِنْ فَوْقِ الصِّرَاطِ، فَإِذَا أَرَادَ يَفْتَحُ شَيْئًا مِنْ تِلْكَ الْأَبْوَابِ، قَالَ: وَيْحَكَ لَا تَفْتَحْهُ، فَإِنَّكَ إِنْ تَفْتَحْهُ تَلِجْهُ، وَالصِّرَاطُ الْإِسْلَامُ، وَالسُّورَانِ: حُدُودُ اللهِ، وَالْأَبْوَابُ الْمُفَتَّحَةُ: مَحَارِمُ اللهِ، وَذَلِكَ الدَّاعِي عَلَى رَأْسِ الصِّرَاطِ: كِتَابُ اللهِ، وَالدَّاعِي مِنِ فَوْقَ الصِّرَاطِ: وَاعِظُ اللهِ فِي قَلْبِ كُلِّ مُسْلِمٍ».

Nevas ibn Seman Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Allahu solli një shembull: një rrugë të drejtë, në të dyja anët e kësaj rruge janë dy mure, në të cilat ka dyer të hapura e në çdo derë ka perde të lëshuara dhe në derën hyrëse të rrugës është një thirrës, i cili thotë: “O njerëz, të gjithë hyni në rrugë dhe mos lakoni!” Dhe një thirrës thërret nga brendia e rrugës e, kur të dëshirojë ta hapë ndonjërën prej atyre dyerve, thotë: "Mjerë ti! Mos e hap, se, po e hape, do të hysh në të. Rruga e drejtë është Islami, ndërsa dy muret janë kufijtë e Allahut të Lartësuar. Dyert e hapura janë ndalesat e Allahut të Lartësuar. E ai thirrësi në krye të rrugës është Libri i Allahut të Lartmadhërishëm, ndërsa thirrësi mbi rrugë është këshilluesi i Allahut në zemrën e çdo muslimani.”

Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi Musnedi i Ahmedit - 17634

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaroi se Allahu e dha shembull Islamin me rrugën e drejtë e të zgjatur, që nuk ka shtrembërime në të, dhe të dy anët e kësaj rruge i rrethojnë dy mure nga të dyja anët dhe këta të dy janë kufijtë e Allahut. Në mes këtyre dy mureve ka dyer të hapura, të cilat janë ndalesat e Allahut. Mbi ato dyer ka perde, që nuk ia shfaqin kalimtarit të asaj rruge kush është brenda tyre. Në fillim të rrugës është një thirrës që i drejton dhe i udhëzon njerëzit duke u thënë: "Ecni mbi të, pa anuar nga skajet dhe anët!" Ky thirrës është Libri i Allahut. Është edhe një thirrës tjetër nga sipër rrugës; ky thirrës është i atillë, që, sa herë që një njeri ecën në rrugë dhe dëshiron të hapë një pjesë të vogël të perdeve të atyre dyerve, ai e qorton duke i thënë: "Mjerë ti, mos e hap! Nëse e hap, do të hysh në të dhe nuk do të mund ta frenosh veten nga hyrja në të! Ky thirrës është këshilluesi i Allahut në zemrën e çdo muslimani."

Mësime nga hadithi

  1. Islami është feja e vërtetë dhe është rruga e drejtë që na shpie në Xhenet.
  2. Është obligim t'u përmbahemi kufijve të Allahut dhe asaj që e ka lejuar dhe ndaluar (Ai) dhe se pakujdesia ndaj tyre çon drejt shkatërrimit.
  3. Vlera e Kuranit të Madhëruar dhe inkurajimi për të vepruar sipas tij, sepse ai përmban udhëzimin, dritën dhe suksesin.
  4. Mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij dhe ajo që Ai ka vendosur në zemrat e besimtarëve, gjë që i pengon dhe i këshillon të mos bien në vendshkatërrime.
  5. Allahu me mëshirën e Tij ka krijuar pengesa për robërit e Tij, që i parandalojnë ata të mos bien në mëkate.
  6. Një prej mjeteve të mësimdhënies është sjellja e shembujve, për ta përafruar dhe sqaruar çështjen.

Shfaq përkthimet

68 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
EL Ελληνικά اليونانية
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو