1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Allahu do t'i flasë secilit drejtpërdrejt, pa përkthyes mes Allahut dhe robit

عَنْ عَدِيِّ بْنِ حَاتِمٍ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«مَا مِنْكُمْ مِنْ أَحَدٍ إِلَّا سَيُكَلِّمُهُ اللهُ، لَيْسَ بَيْنَهُ وَبَيْنَهُ تُرْجُمَانٌ، فَيَنْظُرُ أَيْمَنَ مِنْهُ فَلَا يَرَى إِلَّا مَا قَدَّمَ، وَيَنْظُرُ أَشْأَمَ مِنْهُ فَلَا يَرَى إِلَّا مَا قَدَّمَ، وَيَنْظُرُ بَيْنَ يَدَيْهِ فَلَا يَرَى إِلَّا النَّارَ تِلْقَاءَ وَجْهِهِ، فَاتَّقُوا النَّارَ وَلَوْ بِشِقِّ تَمْرَةٍ».

Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Allahu do t'i flasë secilit drejtpërdrejt, pa përkthyes mes Allahut dhe robit. Kur robi shikon djathtas, nuk sheh asgjë përveç veprave të veta. Pastaj shikon majtas dhe, sërish, nuk sheh asgjë përveç veprave të veta. Pastaj shikon para vetes, por nuk sheh asgjë përveç Zjarrit përpara fytyrës. Prandaj, ruajuni nga Zjarri, qoftë dhe me gjysmë hurme.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 1016

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se çdo besimtar do të qëndrojë para Allahut në Ditën e Gjykimit i vetëm dhe se Allahu i Lartësuar do t'i flasë pa ndërmjetës dhe nuk do të ketë mes tyre përkthyes që do ta përkthejë bisedën mes tyre. Ai do të shikojë djathtas e majtas për shkak të frikës së madhe, që të gjejë një rrugëdalje për të shpëtuar nga Zjarri që është përpara tij. Kur të shikojë nga ana e djathtë, do t'i shohë vetëm veprat e mira që ka bërë, e, kur të shikojë nga ana e majtë, do t'i shohë vetëm veprat e këqija që ka bërë. E, kur të shikojë përpara, do ta shohë vetëm Zjarrin, e nuk mund të largohet nga ai, sepse duhet patjetër të kalojë mbi Urën e Siratit. Pastaj Profeti ﷺ tha të vendosni ndërmjet jush dhe Zjarrit një mbrojtje: sadaka dhe vepra mirësie, qoftë dhe diçka e vogël, si gjysmë hurme.

Mësime nga hadithi

  1. Inkurajimi për të dhënë sadaka, qoftë dhe e vogël; stolisja me virtyte dhe trajtimi i të tjerëve me butësi e fjalë të buta.
  2. Allahu i Lartësuar do të jetë afër robit të Tij në Ditën e Gjykimit, pasi nuk do të ketë mes tyre mbulesë, ndërmjetës e as përkthyes. Andaj, besimtari të frikësohet e të mos e kundërshtojë urdhrin e Zotit të vet.
  3. Njeriu nuk duhet ta nënvlerësojë atë që jep sadaka, qoftë dhe e vogël, pasi ajo është mbrojtje nga Zjarri.

Shfaq përkthimet

52 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية