1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Të bërit rojë një ditë në luftë në rrugën e Allahut është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të

عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ السَّاعِدِيِّ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«رِبَاطُ يَوْمٍ فِي سَبِيلِ اللَّهِ خَيْرٌ مِنَ الدُّنْيَا وَمَا عَلَيْهَا، وَمَوْضِعُ سَوْطِ أَحَدِكُمْ مِنَ الجَنَّةِ خَيْرٌ مِنَ الدُّنْيَا وَمَا عَلَيْهَا، وَالرَّوْحَةُ يَرُوحُهَا العَبْدُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ أَوِ الغَدْوَةُ خَيْرٌ مِنَ الدُّنْيَا وَمَا عَلَيْهَا».

Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Të bërit rojë një ditë në luftë në rrugën e Allahut është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të. Një copë toke sa kamxhiku, në Xhenet, është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të. Marshimi i robit në rrugën e Allahut është më i çmueshëm sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 2892

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se qëndrimi për një ditë në vendrojë ndërmjet muslimanëve dhe jobesimtarëve, për t'i mbrojtur muslimanët prej tyre, sinqerisht për hir të Allahut, është më i çmueshëm se kjo dynja dhe gjithçka që gjendet në të. Hapësira që zë një kamxhik i përdorur në luftë në rrugën e Allahut, në Xhenet, është më e çmueshme se kjo dynja dhe gjithçka që gjendet në të. Gjithashtu, shpërblimi për (marshimin) ecjen një herë në rrugën e Allahut, qoftë nga fillimi i ditës deri pak para mesditës, ose në mbrëmje nga mesdita deri në natë, është më i çmueshëm se kjo dynja dhe gjithçka që gjendet në të.

Mësime nga hadithi

  1. Ndër vlerat e të bërit roje (ribatit) në rrugën e Allahut është se ai përfshin rrezikimin e jetës dhe çon në lartësimin e fjalës së Allahut dhe përkrahjen e fesë së Tij. Prandaj, shpërblimi i një dite është më i çmuar se kjo dynja dhe gjithçka që gjendet në të.
  2. Kjo Dynja është e parëndësishme në krahasim me Ahiretin, sepse hapësira që zë një kamxhik në Xhenet është më e çmueshme se kjo Dynja dhe gjithçka që gjendet në të.
  3. Ky hadith tregon vlerën e luftës në rrugën e Allahut dhe shpërblimin e madh për të, sepse shpërblimi i një ecjeje të vetme në mëngjes ose në mbrëmje në rrugën e Tij është më i çmuar se kjo dynja dhe gjithçka që gjendet në të.
  4. Fjala e tij: "...në rrugën e Allahut", tregon rëndësinë e sinqeritetit dhe se shpërblimi varet prej tij.

Shfaq përkthimet

39 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية