1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi kur i Dërguari i Allahut ﷺ e fillonte namazin, i ngrinte duart paralelisht me supet

عَن ابْنِ عُمَرَ رضي الله عنهما:
أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَانَ يَرْفَعُ يَدَيْهِ حَذْوَ مَنْكِبَيْهِ إِذَا افْتَتَحَ الصَّلَاةَ، وَإِذَا كَبَّرَ لِلرُّكُوعِ، وَإِذَا رَفَعَ رَأْسَهُ مِنَ الرُّكُوعِ، رَفَعَهُمَا كَذَلِكَ أَيْضًا، وَقَالَ: «سَمِعَ اللَّهُ لِمَنْ حَمِدَهُ، رَبَّنَا وَلَكَ الحَمْدُ»، وَكَانَ لاَ يَفْعَلُ ذَلِكَ فِي السُّجُودِ.

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se,
kur i Dërguari i Allahut ﷺ e fillonte namazin, i ngrinte duart paralelisht me supet. Pastaj, kur bënte tekbirin për ruku dhe kur ngrihej nga rukuja, sërish i ngrinte duart, sikurse në fillim, dhe thoshte: "Semiallahu limen hamideh, rabbena ue lekel hamd." Ndërkaq, në sexhde, nuk i ngrinte duart.

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 735

Shpjegimi

Profeti ﷺ gjatë namazit i ngrinte duart paralelisht me supet në tri pozicione të ndryshme të namazit. Supi është pjesa ku bashkohen kockat e shpatullës me të krahut.
Pozicioni i parë: kur fillonte namazin, në tekbirin fillestar.
Pozicioni i dytë: kur bënte tekbirin për të shkuar në ruku.
Pozicioni i tretë: kur ngrihej nga rukuja dhe thoshte: "Semiallahu limen hamideh, rabbena ue lekel hamd."
Ai nuk i ngrinte duart kur shkonte në sexhde e as kur ngrihej prej saj.

Mësime nga hadithi

  1. Një nga urtësitë e ngritjes së duarve gjatë namazit është zbukurimi i namazit dhe madhërimi i Allahut të Lartësuar.
  2. Është vërtetuar se Profeti ﷺ i ngrinte duart në një pozicion të katërt, siç qëndron në transmetimin e Ebu Humejd Saidiut tek Ebu Davudi dhe të tjerë: gjatë ngritjes nga teshehudi i parë në namazet trerekatëshe dhe katërrekatëshe.
  3. Gjithashtu është vërtetuar se Profeti ﷺ i ngrinte duart deri te veshët, pa i prekur, siç qëndron në transmetimin e Malik ibn Huvejrithit në dy Sahihët: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ merrte tekbir, i ngrinte duart deri te veshët."
  4. Këto dy shprehje: "Semiallahu limen hamideh, rabbena ue lekel hamd," i thotë imami dhe ai që falet vetëm, ndërsa ai që falet pas imamit (xhematliu), thotë vetëm: "Rabbena ue lekel hamd."
  5. Për shprehjen: “Rabbena ue lekel hamd”, pas rukusë, përcillen katër forma nga Profeti ﷺ, e kjo që kemi cekur është njëra prej tyre. Më e mira është që besimtari t'i thotë këto shprehje; herë njërën, herë tjetrën.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية