1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Sa e çuditshme që është çështja e besimtarit: gjithçka që e godet atë, është në të mirën e tij dhe kjo nuk është për askënd përveç besimtarit

عَنْ صُهَيْبٍ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«عَجَبًا لِأَمْرِ الْمُؤْمِنِ، إِنَّ أَمْرَهُ كُلَّهُ خَيْرٌ، وَلَيْسَ ذَاكَ لِأَحَدٍ إِلَّا لِلْمُؤْمِنِ، إِنْ أَصَابَتْهُ سَرَّاءُ شَكَرَ، فَكَانَ خَيْرًا لَهُ، وَإِنْ أَصَابَتْهُ ضَرَّاءُ صَبَرَ، فَكَانَ خَيْرًا لَهُ».

Suhejbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Sa e çuditshme që është çështja e besimtarit: gjithçka që e godet atë, është në të mirën e tij dhe kjo nuk është për askënd përveç besimtarit. Kur e kaplon ndonjë begati, ai falënderon, gjë që është në të mirën e tij, e, nëse e godet ndonjë vështirësi, ai bën durim, gjë që është po në të mirën e tij.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2999

Shpjegimi

Profeti ﷺ është çuditur me çështjen dhe gjendjen e besimtarit, duke e konsideruar këtë si diçka të bukur, ngase të gjitha situatat nëpër të cilat ai kalon, janë të mira për të, e kjo nuk është për askënd përveç besimtarit. Kur e kaplon ndonjë gëzim, e falënderon Allahun për të dhe kësisoj përmes falënderimit merr shpërblim. E, nëse e godet ndonjë hidhërim, duron dhe shpreson shpërblim prej Allahut, e kështu merr shpërblim prej durimit; pra ai është i shpërblyeshëm në çdo situatë.

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e falënderimit në kohë gëzimi dhe e durimit në kohë hidhërimi. Kushdo që e bën këtë, do të fitojë të mirat e dy botëve, sikundër që kushdo që nuk falënderon për begatinë dhe nuk duron për fatkeqësinë, nuk do të ketë shpërblim por mëkat.
  2. Vlera e imanit (besimit), ngase shpërblimi në të dyja rastet është vetëm për besimtarët.
  3. Falënderimi në rast gëzimi dhe durimi në rast hidhërimi janë prej virtyteve të besimtarëve.
  4. Besimi në kadanë dhe kaderin e Allahut (përcaktimin hyjnor) e bën besimtarin plotësisht të kënaqur me të gjitha rrethanat, ndryshe nga jobesimtari, i cili vazhdimisht zemërohet kur e godet ndonjë e keqe a vështirësi. E kur ky fiton ndonjë mirësi të Allahut, preokupohet me të dhe e braktis adhurimin, madje përmes kësaj mirësie i bën mëkat Allahut.

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية