1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Namazi më i rëndë për hipokritët është namazi i jacisë dhe i sabahut. Sikur ta dinin se çfarë (shpërblimi) ka në to, do të vinin, qoftë dhe zvarrë

عن أبي هريرة رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
«‌إِنَّ ‌أَثْقَلَ صَلَاةٍ عَلَى الْمُنَافِقِينَ صَلَاةُ الْعِشَاءِ وَصَلَاةُ الْفَجْرِ، وَلَوْ يَعْلَمُونَ مَا فِيهِمَا لَأَتَوْهُمَا وَلَوْ حَبْوًا، وَلَقَدْ هَمَمْتُ أَنْ آمُرَ بِالصَّلَاةِ فَتُقَامَ، ثُمَّ آمُرَ رَجُلًا فَيُصَلِّيَ بِالنَّاسِ، ثُمَّ أَنْطَلِقَ مَعِي بِرِجَالٍ مَعَهُمْ حُزَمٌ مِنْ حَطَبٍ إِلَى قَوْمٍ لَا يَشْهَدُونَ الصَّلَاةَ، فَأُحَرِّقَ عَلَيْهِمْ بُيُوتَهُمْ بِالنَّارِ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Namazi më i rëndë për hipokritët është namazi i jacisë dhe i sabahut. Sikur ta dinin se çfarë (shpërblimi) ka në to, do të vinin, qoftë dhe zvarrë. Më ka shkuar mendja të urdhëroj (myezinin) ta thërrasë ikametin për namaz, pastaj të lë dikë që t'ua falë njerëzve namazin e unë të shkoj me disa burra, që me vete të marrin turra drush e t'ua mësyjmë atyre që nuk vijnë për namaz e t'ua fus zjarrin shtëpive të tyre."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 651

Shpjegimi

Profeti ﷺ lajmëron në këtë hadith për hipokritët dhe përtacinë e tyre në raport me pjesëmarrjen në namaz, veçanërisht në namazin e jacisë dhe sabahut. E, sikur ta dinin vlerën e shpërblimit për pjesëmarrjen e tyre me xhematin e muslimanëve, do të vinin, qoftë dhe zvarrë, ashtu siç zvarritet fëmija me duar dhe gjunjë.
Profeti ﷺ deshi të urdhërojë që të falet namazi dhe të caktojë një njeri që t'u prijë njerëzve në vend të tij, pastaj të shkojë me disa burra, që do të marrin me vete turra drush, për te njerëzit që nuk marrin pjesë në namazin me xhemat dhe t'ua djegë me zjarr shtëpitë e tyre. Kjo, për shkak të mëkatit të rëndë që bënë, - por ai nuk e bëri këtë gjë, - për shkak të grave dhe fëmijëve të pafajshëm e të tjerëve që janë të arsyetuar (për mospjesëmarrje në xhami) dhe nuk kanë kurrfarë mëkati.

Mësime nga hadithi

  1. Rreziku i mospjesëmarrjes në namazit me xhemat në xhami.
  2. Hipokritët me adhurimin e tyre synonin syefaqësinë dhe famën, sepse ata merrnin pjesë në namaz kur i shihnin njerëzit.
  3. Shpërblimi i madh për faljen e namazit të jacisë dhe të sabahut me xhemat, madje ato meritojnë të shkojmë t'i falim, qoftë dhe zvarrë.
  4. Kujdesi për namazin e akshamit dhe të sabahut është siguri nga hipokrizia, ndërsa neglizhimi i tyre është një nga cilësitë e hipokritëve.

Shfaq përkthimet

60 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية