1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Ai që është i kënaqur me Allahun për Zot, Islamin për fe dhe Muhamedin ﷺ për të Dërguar e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit.”

عَنِ الْعَبَّاسِ بْنِ عَبْدِ الْمُطَّلِبِ رضي الله عنه أَنَّهُ سَمِعَ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، يَقُولُ:
«ذَاقَ طَعْمَ الْإِيمَانِ مَنْ رَضِيَ بِاللهِ رَبًّا، وَبِالْإِسْلَامِ دِينًا، وَبِمُحَمَّدٍ رَسُولًا».

Abas ibën Abdulmutalibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë:
“Ai që është i kënaqur me Allahun për Zot, Islamin për fe dhe Muhamedin ﷺ për të Dërguar e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 34

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se besimtari i sinqertë në besimin e tij, zemra e të cilit është e qetësuar me këtë besim, do të ndiejë dhe do të përjetojë në zemrën e tij kënaqësi shpirtërore, gjerësi, lumturi, ëmbëlsi dhe shije imanore për shkak të afërsisë me Allahun e Lartësuar, për sa kohë që është i kënaqur me këto tri gjëra:
Së pari: të jetë i kënaqur me Allahun për Zot, që do të thotë që zemra e tij të jetë e qetësuar dhe e kënaqur ndaj gjithçkaje që vjen nga Allahu, sipas zotërueshmërisë së Tij hyjnore në ndarjen e furnizimeve dhe gjendjeve. Kësisoj, ai nuk duhet të ndiejë asnjë kundërshtim në zemrën e tij ndaj caktimeve të Allahut dhe nuk duhet të kërkojë ndonjë Zot tjetër përveç Tij.
Së dyti: të jetë i kënaqur me Islamin për fe, që do të thotë që zemra e tij të jetë e qetësuar ndaj detyrimeve dhe obligimeve që përmban Islami dhe të mos kërkojë rrugë tjetër përveç rrugës së Islamit.
Së treti: të jetë i kënaqur me Muhamedin ﷺ për të Dërguar, që do të thotë që zemra e tij të jetë e qetësuar dhe e gëzuar me gjithçka që ka sjellë ai, pa asnjë hezitim e dyshim, dhe të ndjekë vetëm atë që është në përputhje me udhëzimin e tij ﷺ.

Mësime nga hadithi

  1. Besimi ka një ëmbëlsi dhe shije që shijohet përmes zemrës, ashtu siç shijohet ëmbëlsia e ushqimit dhe pijes përmes gojës.
  2. Trupi nuk e gjen ëmbëlsinë e ushqimit dhe pijes, përveçse kur është i shëndetshëm, po ashtu, nëse zemra është e shëndoshë nga sëmundja e epsheve devijuese dhe e dëshirave të ndaluara, ajo do ta gjejë ëmbëlsinë e besimit. E, sa herë që sëmuret, nuk do ta gjejë ëmbëlsinë e besimit, përkundrazi, mund t'i konsiderojë si të këndshme epshet dhe mëkatet që do ta shkatërrojnë atë.
  3. Nëse njeriu është i kënaqur me diçka dhe e konsideron atë të mirë, atëherë ajo do t'i lehtësohet dhe asgjë prej tyre nuk do t'i duket e vështirë, si dhe do të jetë i kënaqur me gjithçka që ka sjellë feja. Po kështu, nëse hyn besimi në zemrën e robit, nënshtrimi ndaj Zotit të tij do të jetë i lehtë për të, shpirti i tij do të kënaqet dhe vështirësitë e mundimet e tij do të jenë të lehta.
  4. Ibën Kajimi ka thënë: "Ky hadith përfshin kënaqësinë me zotërueshmërinë e Allahut dhe të qenët e Tij i denjë për t'u adhuruar dhe kënaqësinë me të Dërguarin e Tij, nënshtrimin ndaj tij, si dhe kënaqësinë me fenë e Tij dhe dorëzimin ndaj saj."

Shfaq përkthimet

51 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية