1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi A t'ju tregoj për veprën tuaj më të mirë, më të pastër te Sunduesi juaj dhe më të lartë për ju në pozitë

عَنْ أَبِي الدَّرْدَاءِ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«أَلاَ أُنَبِّئُكُمْ بِخَيْرِ أَعْمَالِكُمْ، وَأَزْكَاهَا عِنْدَ مَلِيكِكُمْ، وَأَرْفَعِهَا فِي دَرَجَاتِكُمْ وَخَيْرٌ لَكُمْ مِنْ إِنْفَاقِ الذَّهَبِ وَالوَرِقِ، وَخَيْرٌ لَكُمْ مِنْ أَنْ تَلْقَوْا عَدُوَّكُمْ فَتَضْرِبُوا أَعْنَاقَهُمْ وَيَضْرِبُوا أَعْنَاقَكُمْ؟» قَالُوا: بَلَى. قَالَ: «ذِكْرُ اللهِ تَعَالَى».

Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
"A t'ju tregoj për veprën tuaj më të mirë, më të pastër te Sunduesi juaj dhe më të lartë për ju në pozitë; më të mirë për ju se shpenzimi i arit dhe argjendit dhe më të mirë për ju sesa të përballeni me armikun tuaj: t'u mëshoni në qafat e tyre dhe t'ju mëshojnë në qafat tuaja?" Thanë: "Patjetër." Atëherë Profeti ﷺ tha: "Përkujtimi i Allahut të Lartësuar."

Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi Suneni i Tirmidhiut - 3377

Shpjegimi

Profeti ﷺ i pyeti sahabët:
A doni t'ju tregoj dhe t'ju mësoj për veprën tuaj më të mirë, më fisnike, më të frytshme, më të pastër dhe më të dëlirë tek Allahu, Sunduesi i Lartmadhëruar?
Më e larta në shkallët tuaja në Xhenet?
Më e mirë për ju sesa të jepni lëmoshë ari dhe argjend?
Më e mirë për ju sesa t'i takoni jobesimtarët për t'i luftuar, kur ua mëshoni qafave të tyre dhe jua mëshojnë qafave tuaja?
Sahabët thanë: "Po, e duam një gjë të tillë."
Profeti ﷺ tha: "Dhikri - përmendja dhe përkujtimi i Allahut të Lartësuar në çdo kohë, në çdo fromë dhe gjendje."

Mësime nga hadithi

  1. Përmendja e vazhdueshme e Allahut të Lartësuar, në aspektin e jashtëm dhe të brendshëm (me gjuhë dhe me zemër), është një nga format më madhështore dhe më të dobishme të afrimit me Allahun e Lartësuar.
  2. Të gjitha veprat janë ligjësuar për të përmbushur detyrën e përkujtimit të Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar thotë: "Fale namazin për të më kujtuar Mua!" (Taha, 14) Ndërkaq, Profeti ﷺ ka thënë: "Tavafi (rrotullimi) rreth Qabesë, ndërmjet Safasë e Mervasë dhe gjuajtja e guralecëve janë ligjësuar për të përkujtuar Allahun e Lartësuar." E shënojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.
  3. Izz ibën Abduselami në librin e tij mbi parimet e fesë ka thënë: "Ky hadith tregon se jo në të gjitha adhurimet shpërblimi merret në varësi të lodhjes, përkundrazi, Allahu i Lartësuar nganjëherë mund të shpërblejë më shumë për veprat e vogla sesa për të mëdhatë, kështu që shpërblimi merret në varësi të epërsisë së veprës në fisnikëri dhe superioritet.
  4. Munavi ka thënë në "Fejdul Kadir": "Ky hadith interpretohet në kuptimin se dhikri ishte më i mirë për ata të cilëve u është drejtuar Profeti ﷺ në atë moment. Po t'i drejtohej një personi trim, prej të cilit do të kishte dobi Islami në luftë, atëherë vepër më e mirë për të do të ishte xhihadi (lufta në rrugë të Allahut); ose një njeriu të pasur, pasuria e të cilit u sjell dobi të varfërve, atëherë vepër më e mirë për të do të ishte sadakaja (lëmosha); ose atij që është në gjendje të kryejë haxhin, do t'i thuhej vepra më e mirë është haxhi; ose dikush që i ka dy prindërit (gjallë), do t'iu thuhej të kujdesej e t'i respektojë ata. Kështu bëhet harmonizimi midis haditheve të ndryshme."
  5. Forma më e përkryer e dhikrit është ajo që e shpreh gjuha së bashku me meditimin e zemrës, pastaj ajo që është vetëm me zemër, siç është meditimi, e pastaj ajo që është vetëm me gjuhë, secila nga këto forma ka shpërblim me lejen e Allahut të Lartësuar.
  6. Përkushtimi i muslimanit ndaj dhikreve që lidhen me situata të ndryshme, si: dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes, hyrjes dhe daljes nga xhamia, shtëpia, tualeti etj, e bën atë një nga ata që e përmendin shpesh Allahun.

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية