1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Assesi asnjëri prej jush të mos vdesë pa pasur mendim të mirë për Allahun.”

عَنْ جَابِرٍ رضي الله عنه قَالَ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَبْلَ وَفَاتِهِ بِثَلَاثٍ يَقُولُ:
«لَا يَمُوتَنَّ أَحَدُكُمْ إِلَّا وَهُوَ يُحْسِنُ بِاللهِ الظَّنَّ».

Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ tri ditë para se të vdiste duke thënë:
“Assesi asnjëri prej jush të mos vdesë pa pasur mendim të mirë për Allahun.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2877

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith i inkurajon muslimanët që të mos vdesin ndryshe, veçse duke pasur mendim të mirë ndaj Allahut, duke bërë që shpresa në mëshirën dhe faljen e Tij të mbizotërojë në momentet e fundit të jetës. Kjo, sepse frika është e nevojshme për përmirësimin e veprave, por momenti i vdekjes nuk është kohë për kryerjen e veprave. Prandaj, në këtë gjendje kërkohet që shpresa të mbizotërojë.

Mësime nga hadithi

  1. Përkushtimi i fortë i Profetit ﷺ për udhëzimin e umetit të tij dhe dhembshuria e tij e thellë ndaj tyre në çdo gjendje; madje edhe në sëmundjen e tij të fundit, ai vazhdonte ta këshillonte umetin dhe ta udhëzonte drejt shkaqeve të shpëtimit.
  2. Tibiu ka thënë: "Kryeni vepra të mira tani, që të keni mendim të mirë ndaj Allahut në momentin e vdekjes, sepse ata që kanë vepra të këqija, kanë mendim të keq daj Allahut në çastin e vdekjes."
  3. Gjendja më e përsosur e robërve është të kenë një ekuilibër mes shpresës dhe frikës, ndërsa dashuria të mbizotërojë, sepse dashuria është si mjeti transportus (që e bart njeriun), shpresa është ajo që e udhëheqë, ndërsa frika është shtytësi. E Allahu është Ai që e çon njeriun në destinacionin e tij, përmes mirësisë dhe bujarisë së Tij.
  4. Kushdo që është pranë një personi në gjendje vdekjeje, duhet ta ndihmojë atë të ketë shpresë dhe mendim të mirë ndaj Allahut, siç thotë ky hadith se Profeti ﷺ e tha këtë tri ditë para se të vdiste.

Shfaq përkthimet

50 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية