1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Kapuni fort për çiltërsinë, sepse çiltërsia shpie në mirësi, ndërsa mirësia shpie në Xhenet

عَنْ عَبْدِ اللهِ بنِ مَسعُودٍ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«عَلَيْكُمْ بِالصِّدْقِ، فَإِنَّ الصِّدْقَ يَهْدِي إِلَى الْبِرِّ، وَإِنَّ الْبِرَّ يَهْدِي إِلَى الْجَنَّةِ، وَمَا يَزَالُ الرَّجُلُ يَصْدُقُ وَيَتَحَرَّى الصِّدْقَ حَتَّى يُكْتَبَ عِنْدَ اللهِ صِدِّيقًا، وَإِيَّاكُمْ وَالْكَذِبَ، فَإِنَّ الْكَذِبَ يَهْدِي إِلَى الْفُجُورِ، وَإِنَّ الْفُجُورَ يَهْدِي إِلَى النَّارِ، وَمَا يَزَالُ الرَّجُلُ يَكْذِبُ وَيَتَحَرَّى الْكَذِبَ حَتَّى يُكْتَبَ عِنْدَ اللهِ كَذَّابًا».

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kapuni fort për çiltërsinë, sepse çiltërsia shpie në mirësi, ndërsa mirësia shpie në Xhenet. Njeriu vazhdon të jetë i çiltër dhe ta synojë çiltërsinë, derisa të shkruhet shumë i çiltër tek Allahu. Ruajuni gënjeshtrës, sepse gënjeshtra shpie në shthurje, ndërsa shthurja shpie në Zjarr. Njeriu vazhdon të gënjejë dhe ta synojë gënjeshtrën, derisa të shkruhet gënjeshtar i madh tek Allahu.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 2607

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka urdhëruar të jemi të çiltër dhe ka treguar se, nëse i përmbahemi asaj, ajo do të na shpjerë në vepra të mira të përhershme. Atë që në vazhdimësi bën vepra të mira, ato e dërgojnë në Xhenet. Njeriu në vazhdimësi tregohet i çiltër, si në fshehtësi dhe haptazi, kësisoj do ta meritojë emrin: shumë i çiltër. Pastaj Profeti ﷺ tërhoqi vërejtjen kundër gënjeshtrës dhe të folurit të së kotës, sepse ajo i largon njerëzit nga qëndrueshmëria në fe dhe i nxit të bëjnë vepra të këqija, shkatërrim dhe gjynahe, e kësisoj i shpien në Zjarr. Njeriu vazhdon të gënjejë shpesh, derisa të shkruhet tek Allahu prej gënjeshtarëve.

Mësime nga hadithi

  1. Çiltëria është një karakter fisnik që arrihet me përvetësim dhe përpjekje. Njeriu vazhdon të jetë i çiltër dhe ta synojë çiltërsinë, derisa çiltëria t'i bëhet cilësi dhe natyrshmëri, e kësisoj të shkruhet tek Allahut prej të çiltërve dhe të devotshmëve.
  2. Gënjeshtra është një karakter i përçmuar, që kryesi i saj e përvetëson nga praktikimi i tepërt i saj dhe e synon atë përmes fjalëve dhe veprave, derisa t'i bëhet karakter dhe cilësi e pandashme, e më pas të shkruhet tek Allahu i Lartësuar prej gënjeshtarëve.
  3. Çiltëria i referohet të folurit të së vërtetës, e cila është e kundërta e gënjeshtrës; të kemi qëllim të çiltër, që është sinqeriteti; çiltëria për të qenë të vendosur për të bërë hair, të cilin e kemi synim; çiltëria në vepra, ku më e pakta është që ana e brendshme dhe e jashtme të jenë të njëjta; çiltëria në stacionet shpirtërore drejt Allahut, si: çiltëria në frikën e shpresën tek Allahu dhe të tjera. Ai që cilësohet me këto gjëra është shumë i çiltër, ndërsa ai që cilësohet me disa prej tyre, është njeri i çiltër.

Shfaq përkthimet

52 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية