1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Prej dinarit që e shpenzon në rrugën e Allahut, dinarit që e shpenzon për lirimin e robit, dinarit që e jep lëmoshë për nevojtarin dhe dinarit që e shpenzon për familjen tënde, shpërblimin më të madh e ke për atë që e shpenzon për familjen tënde.”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قالَ: قالَ رَسُولُ اللَّهِ صلَّى اللَّهُ عليْه وسلَّمَ:
«دِينَارٌ أَنْفَقْتَهُ فِي سَبِيلِ اللهِ، وَدِينَارٌ أَنْفَقْتَهُ فِي رَقَبَةٍ، وَدِينَارٌ تَصَدَّقْتَ بِهِ عَلَى مِسْكِينٍ، وَدِينَارٌ أَنْفَقْتَهُ عَلَى أَهْلِكَ أَعْظَمُهَا أَجْرًا الَّذِي أَنْفَقْتَهُ عَلَى أَهْلِكَ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Prej dinarit që e shpenzon në rrugën e Allahut, dinarit që e shpenzon për lirimin e robit, dinarit që e jep lëmoshë për nevojtarin dhe dinarit që e shpenzon për familjen tënde, shpërblimin më të madh e ke për atë që e shpenzon për familjen tënde.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 995

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith i përmendi disa lloje shpenzimesh, duke thënë: "Një dinar që e shpenzon në rrugën e Allahut, një dinar që e shpenzon për lirimin e një robi nga robëria, një dinar që ia dhe sadaka një nevojtari të varfër dhe një dinar që e shpenzove për familjen, dhe ata që i ke nën përkujdesjen tënde." Pastaj ai njoftoi se shpërblimin më të madh tek Allahu e ka dinari që e shpenzon për familjen dhe ata për të cilët është përgjegjës financiarisht.

Mësime nga hadithi

  1. Mënyrat e shpenzimit në rrugën e Allahut janë të shumta.
  2. Duhet t’u jepet përparësi atyre që janë më meritorë në shpenzim, kur ka shumë persona për të cilët mund të shpenzohet, si p.sh. shpenzimi për familjen kur njeriu nuk ka mundësi të shpenzojë për të gjithë të tjerët.
  3. Neveviu në shpjegimin e tij bërë sahih Muslimit, ka thënë: “Ky hadith, nxit për shpenzimin ndaj atyre që njeriu i ka nën përgjegjësi dhe sqaron se kjo vepër ka shpërblim të madh. Prej tyre ka të atillë, që mbajtja e tyre është obligim për shkak të lidhjes së gjakut; ka të tjerë për të cilët është e rekomanduar, dhe kjo llogaritet sadaka si edhe mjet për ruajtjen e lidhjeve farefisnore; si dhe ka prej tyre për të cilët mbajtja është obligim për shkak të lidhjes martesore ose pronësisë së robit. E gjithë kjo lavdërohet shumë dhe inkurajohet, madje është më e vlefshme se sadakaja vullnetare.”
  4. Sindiu ka thënë: “Fjala e Profetit ﷺ, "...një dinar që e shpenzon për ata që i ka nën përgjegjësinë e tij..." do të thotë: Nëse besimtari e bën me nijet për hir të Allahut dhe me synimin për të përmbushur të drejtat ndaj atyre që i ka nën përgjegjësi.”
  5. Ebu Kilabe ka thënë: “Kush mund të arrijë shpërblim më të madh se një njeri që shpenzon ndaj atyre që i ka nën përgjegjësi e janë të vegjël, i shpëton ata nga nevoja, ose Allahu i sjell dobi përmes tij dhe i bën të vetëmjaftueshëm?!”

Shfaq përkthimet

43 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية