1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Sireja dhe historia

Hadithi Kujdesuni për Namazin dhe ata që i keni nën përgjegjësi!

عَنْ أَنَسٍ رَضيَ اللهُ عنه قَالَ:
كَانَتْ عَامَّةُ وَصِيَّةِ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ حِينَ حَضَرَهُ الْمَوْتُ: «الصَّلَاةَ وَمَا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُمْ، الصَّلَاةَ وَمَا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُمْ»، حَتَّى جَعَلَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يُغَرْغِرُ بِهَا صَدْرُهُ، وَمَا يَكَادُ يُفِيضُ بِهَا لِسَانُهُ.

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen:
"Këshilla më e shpeshtë e të Dërguarit të Allahut ﷺ, kur iu afrua vdekja, ishte: “Kujdesuni për Namazin dhe ata që i keni nën përgjegjësi! Kujdesuni për Namazin dhe ata që i keni nën përgjegjësi!" I Dërguari i Allahut ﷺ vazhdoi ta përsëriste këtë, derisa gjoksi i tij po gufonte me të dhe gjuha e tij mezi arrinte ta shqiptonte."

Sahih رواه النسائي في السنن الكبرى وابن ماجه Musnedi i Ahmedit - 12169

Shpjegimi

Këshilla më e shpeshtë e Profetit ﷺ për umetin e tij, ndërsa ishte në agoninë e vdekjes, ishte: "Përmbajuni namazit, kujdesuni për të dhe mos e neglizhoni! Po ashtu, përmbushini të drejtat e atyre që i këni nën përgjegjësinë tuaj, përfshirë robërit dhe robëreshat, dhe silluni mirë me ta!" Ai vazhdoi ta përsëriste këtë, derisa fyti i tij gufonte me të dhe gjuha e tij mezi arrinte ta shqiptonte.

Mësime nga hadithi

  1. Rëndësia e namazit dhe e të drejtave të atyre që janë nën përgjegjësinë e njeriut, ngase Profeti ﷺ porositi për to në këshillën e tij të fundit.
  2. Namazi është prej të drejtave më madhështore të Allahut mbi robërit e Tij, ndërsa përmbushja e të drejtave të njerëzve, sidomos të dobëtëve dhe atyre që janë nën përgjegjësinë e njeriut, e që nuk janë prej pasardhësve të tij, është prej të drejtave më të mëdha që u takojnë njerëzve

Shfaq përkthimet

41 Gjuha
EN English Anglisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية