1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Kush var hajmali në trup ka bërë shirk (idhujtari)!

عَنْ عُقْبَةَ بْنِ عَامِرٍ الْجُهَنِيِّ رضي الله عنه:
أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَقْبَلَ إِلَيْهِ رَهْطٌ، فَبَايَعَ تِسْعَةً وَأَمْسَكَ عَنْ وَاحِدٍ، فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللهِ، بَايَعْتَ تِسْعَةً وَتَرَكْتَ هَذَا؟ قَالَ: «إِنَّ عَلَيْهِ تَمِيمَةً»، فَأَدْخَلَ يَدَهُ فَقَطَعَهَا، فَبَايَعَهُ، وَقَالَ: «مَنْ عَلَّقَ تَمِيمَةً فَقَدْ أَشْرَكَ».

Nga Ukbeh ibën Amir el-Xhuheni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet
se Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) i erdhi një delegacion dhe ai lidhi besën me nëntë prej tyre, ndërsa me njërin jo. Ata i thanë: "O Profet i Allahut, e lidhe besën me nëntë veta dhe le njërin?" Pejgamberi tha: "Ai mban në trup një hajmali!" Sakaq, personi e mori dhe e grisi hajmalinë dhe lidhi besën me Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!). Mandej Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) tha: "Kush var hajmali në trup ka bërë shirk (idhujtari)!"

Hasen Transmeton Ahmedi Musnedi i Ahmedit - 17422

Shpjegimi

Një grup njerëzish prej dhjetë vetash erdhën te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe ai lidhi besën e Islamit dhe të ndjekjes me nëntë prej tyre dhe e la të dhjetin. Kur e pyetën për arsyen e kësaj, ai tha se në trupin e tij gjendet një hajmali, e cila lidhet ose varet në trup dhe përbëhet nga rruaza ose nga gjëra të tjera, dhe mbahet për të larguar mësyshin apo dëmet e tjera. Personi e futi dorën menjëherë te vendi ku ndodhej hajmalia dhe e grisi atë dhe më pas e hodhi. Pas kësaj, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e lidhi besën me të, e duke paralajmëruar nga hajmalitë dhe duke sqaruar dispozitën fetare mbi to tha: "Kush var hajmali ka bërë shirk!"

Mësime nga hadithi

  1. Kush mbështetet te dikush tjetër veç Allahut, Ai e trajton atë me të kundërtën e qëllimit të tij.
  2. Besimi se varja e hajmalive është shkak për largimin e së keqes dhe të mësyshit, është shirk i vogël. E, nëse beson se ato kanë forcë në vetvete për të të ndihmuar, atëherë ky është shirk i madh.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية