عَن أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ:
سَأَلَ رَجُلٌ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللهِ، إِنَّا نَرْكَبُ البَحْرَ، وَنَحْمِلُ مَعَنَا القَلِيلَ مِنَ الْمَاءِ، فَإِنْ تَوَضَّأْنَا بِهِ عَطِشْنَا، أَفَنَتَوَضَّأُ مِنَ الْبَحْرِ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «هُوَ الطَّهُورُ مَاؤُهُ، الحِلُّ مَيْتَتُهُ».

Ebu Hurerja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon
se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ, duke thënë: "O i Dërguar i Allahut, ne udhëtojmë me anije dhe marrim pak ujë me vete. Nëse marrim abdest me të, do të kemi etje. Atëherë, a mund të marrim abdest me ujin e detit?" I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: "Uji i detit është pastrues dhe e ngordhura e tij është e lejueshme."

Sahih رواه أبو داود والترمذي والنسائي وابن ماجه وأحمد Suneni i Tirmidhiut - 69

Shpjegimi

Një njeri e pyeti Profetin ﷺ, duke thënë: Ne udhëtojmë me anije në det për peshkim, tregti dhe aktivitete të ngjashme, dhe marrim pak ujë të pijshëm me vete. Nëse e përdorim ujin e pijshëm për abdest dhe gusël, ai do të harxhohet dhe nuk do të kemi më ujë për të pirë. A na lejohet të marrim abdest me ujin e detit?
Kësisoj, Profeti ﷺ i tha për ujin e detit: "Uji i tij është i pastër dhe pastrues; lejohet të merret abdest dhe gusël me të. Gjithashtu, është e lejuar të hahet çdo gjë që del prej tij, si peshqit, balenat dhe të tjera, edhe nëse gjendet e ngordhur dhe ka dalë në sipërfaqe pa u peshkuar.

Mësime nga hadithi

  1. Kafsha e ngordhur e detit është e lejuar për t'u ngrënë. Me termin "e ngordhur", nënkuptohet çdo krijesë detare që ka ngodhur në det dhe që jeton vetëm në të.
  2. Përgjigjja ndaj pyetësit me më shumë sesa ka pyetur, është që dobia të jetë më e plotësuar.
  3. Ujit, nëse i ndryshon shija, ngjyra ose era e tij nga diçka e pastër, mbetet i pastër për sa kohë që vazhdon të jetë ujë në natyrën e tij të vërtetë, edhe nëse rritet kripshmëria, nxehtësia, ftohtësia apo diçka e ngjashme.
  4. Uji i detit e largon papastërtinë e madhe (mund të merret me të gusël) dhe të vogël (mund të merret me të abdest) dhe pastron ndyrësinë e rastësishme mbi diçka të pastër, qoftë nga trupi, rrobat apo diçka tjetër.

Shfaq përkthimet

50 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية